LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Një vendim i vështirë por i domosdoshëm”/ Italia zgjat afatin e masave kufizuese

11 Prill 2020, 07:57, Kosova & Bota CNA
“Një vendim i vështirë por i domosdoshëm”/

Kryeministri Italian, Giuseppe Conte ka bërë të ditur se masat kufizuese për shkak të koronavirusit do të zgjaten deri në 3 maj.

?Masat kufizuese do të zgjaten deri në 3 maj, një vendim i vështirë por i domosdoshëm për të cilin unë marr përsipër të gjitha përgjegjësitë politike “, – tha kryeministri italian Giuseppe Conte.

Pas 3 majit, Conte ka theksuar se gradualisht mund të lehtësohen masat kufizuese fillimisht për disa dhe më vonë për të gjitha aktivitetet e prodhimit, për ta rikthyer në punë motorin e ekonomisë. Nga 14 prilli- tha ai do hapen libraritë dhe dyqanet e veshjeve për fëmijë.

“Puna për fazën 2 tashmë ka filluar. Ne nuk mund të presim që virusi të zhduket nga territori ynë. Do të na duhet një program i artikuluar dhe organik në dy shtylla: ngritja e një grupi pune ekspertësh dhe protokolli i sigurisë në vendet e punës. “-tha Conte.

Për këtë arsye, Kryeministri italian u ka bërë thirrje kompanive të prodhimit të sanitizohen.

Ai gjithashtu  konfirmoi emërimin e Vittorio Colao si President i Komitetit Shkencor Teknik, i cili do të mbështetet nga komiteti i ekspertëve për të planifikuar fazën 2.

Lajmet e fundit nga