Dalja nga kriza e koronavirusit/ KE sugjeron kthim gradual drejt normalitetit
Komisioni i BE-se e ka hedhur në letër strategjinë daljes ng...
Kriza e Coronës do të çojë në një ndryshim epokal dhe nisur nga situata ekonomike duhet të na aftësojë të mendojmë jokonvencionale, por mbi të gjitha në një mënyrë më realiste, mendon Oliver Rolofs.
Virusi i Coronës është një problem global, këtë e dinë tani të gjithë. Dikush do të mendojë se një problem global duhet të prodhojë zgjidhje globale. Por të tilla vështirë se sheh në Evropë dhe gjetkë. Përkundrazi ne jo vetëm që po përjetojmë një “distancim shoqëror?, por edhe “distancimin kombëtar”. Izolimi kombëtar në nivelin politik dhe ekonomik, i cili ndihet prej disa vitesh, po bëhet tani edhe më i dukshëm. Mosmarrëveshja e fundit mes Berlinit dhe Uashingtonit për 200,000 maska që janë zhdukur është një shembull i këtij zhvillimi.
Brenda Bashkimit Evropian ndihmat e ndërsjellta ose masat e koordinuara për të luftuar pandeminë e koronës nisë me ngadalë dhe tashmë janë përfshirë nga mosmarrëveshjet për obligacionet për Coronën. Dhe jo vetëm kaq: mbyllja e njëanshme e kufijve, ndalimi për të hyrë në vendet anëtare të BE-së ose ndalimi për eksportin e pajisjet mjekësore që mori Gjermania janë një shprehje e faktit që interesat kombëtare shihen si më prioritare se ato evropiane. Lëvizja e lirë e qytetarëve, liria e shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve, shpresa e një politike të përbashkët shëndetësore – duket se në krizën e Coronës i takojnë së kaluarës. Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn ankohet me të drejtë, se Evropa aktualisht po rrezikon ta sakrifikojë acquis në luftën kundër virusit Corona.
Evropës i mungon vetëdija globale
Ndërkohë, siç tregon shembulli i Italisë, vendet e tjera po sillen shumë më tepër në mënyrë altruiste, edhe sepse ato e kuptojnë fuqinë e imazheve më mirë sesa udhëheqja e BE-së. Megjithë kritikat e justifikuara ndaj qeverive të tyre, Rusia, Kina dhe Kuba kanë dërguar furnizime mjekësore dhe mjekë në Evropë. Sigurisht, dikush mund t’i akuzojë ata për manovra PR-i, por kjo qasje në periudha të pazakonta, për dallim nga politika jonë, duhet të na kujtojë diçka tjetër: sa sheh Evropa, që po merret me vetveten përtej hundës së saj dhe kupton dinamikën e gjeopolitikës? Pse Evropa bën sehir se si në Itali, Spanjë apo vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, “zemrat dhe mendjet” e njerëzve po i fitojnë qeveritë e Moskës apo Pekinit, dhe jo Brukseli?
Politika e jashtme dhe e sigurisë evropiane është lënë pas dore prej vitesh. Kjo vlen jo vetëm për fqinjët – kriza greke e borxheve, Brexiti, refugjatët – por edhe për vetëdijen globale të BE-së. Virusi Corona u klasifikua si një pandemi e mundshme që në dhjetor 2019 nga Tajvani. Madje dhe Kina pranoi në mes të janarit se sëmundja duhet të merret seriozisht. Kurse Gjermania dhe Evropa vazhduan të merren me veten gjë që bëri që regimet të nisnin me vonesë dhe pasi virusi Corona kishte hyrë tashmë në tokën evropiane.
Perspektiva të reja në mes të krizës së Coronës
Edhe rindezja e fundit e krizës siriane në fund të shkurtit tregoi se sa pak janë marrë vitet e kaluara me problemet thelbësore ndërkombëtare Gjermania dhe BE-ja. Ne mund të shpresojmë gjithmonë për partnerë të përsosur, por tani dhe pas Coronës do të duhet të merremi përsëri edhe me fqinjët jodemokratë. Kriza e Coronës do të çojë në një ndryshim epokal dhe, duke pasur parasysh situatën ekonomike, duhet të na aftësojë të mendojmë në mënyrë jokonvencionale, por mbi të gjitha në mënyrë politike më reale.
Kur Gjermania e quan strategjinë turke për krizën e Coronës si autoritare, ajo të krijon thuajse përshtypjen e një dëshpërimi. Edhe në vendet e tjera evropiane, me urdhër të qeverisë industria e ka ndryshuar profilin duke prodhuar pajisje mjekësore dhe edhe në këto vende po kontrollohen burimet e informacionit për virusin. Për më tepër Turqia zbatoi shumë më herët se vende të tjera kufizime për qarkullimin e udhëtarëve dhe nisi testet për virusin. Qeveria e Erdogan mund dhe duhet të kritikohet në shumë fusha, por strategjia e saj kundër virusit Corona nuk ka qenë shumë më e ndryshme se ajo e qeverive të tjera evropiane.
Si do të ishte sikur Turqinë ta përfshinim si partner strategjik në luftën kundër krizës së Coronës? Kështu për shembull industria e fortë turke e tekstilit me më shumë se katër milion punëtorë, ku punojnë dhe shumë refugjatë sirianë, mund të ndihmojë për të kompensuar mungesat e Evropës për veshje mbrojtëse dhe maska. Pas ndërprerjes së rrjeteve të furnizimit mes Kinës dhe Evropës prej krizës së Coronës dhe pasi u bë e qartë se efikasiteti dhe optimizimi me çdo çmim e bënë sistemin tonë ekonomik gjithnjë e më të ndjeshëm ndaj krizave, tani janë përsëri në modë riorganizimi dhe ri-rajonalizimi. Kjo e bën përsëri Turqinë një treg më tërheqës për Evropën, ndërkohë që Turqia do të ketë nevojë për BE-në si treg shitje edhe më shumë pas Coronës. Në mes të krizës së Coronës ofrohen perspektiva të reja edhe për të rinisur dialogun e vështirë me Erdogan dhe për të pranuar rolin e rëndësishëm strategjik të Turqisë për krahun jugor të Evropës, për të mos harruar as shfrytëzimin e levave ekonomike evropiane.
BE – një fuqi e madhe me përgjegjësi globale
Në vend që të përqendrohemi vetëm tek problemet tona ose të tregojmë me gisht ndaj të tjerëve, kjo situatë duhet ta bëjë Evropën të vetëdijshme për detyrimet e saj globale. Në planin afatshkurtër dhe afatgjatë pasojat politike dhe ekonomike do të jenë të mëdha. Për t’u përballur me to, kërkohet një bashkëpunim i vërtetë realpolitik me partnerët ndërkombëtarë – edhe për të forcuar sovranitetin vetiak. Ne nuk do të jemi në gjendje të shmangim ndryshimin e qëndrimeve tona shoqërore dhe ato të politikës së jashtme para dyerve të Evropës.
Evropa, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, është një fuqi e madhe ekonomike dhe politike me përgjegjësi ndaj më shumë se 500 milion qytetarëve të saj. Pjesë e kësaj përgjegjësie është tani më shumë se kurrë që të përballemi në mënyrë kritike dhe pragmatike me partnerë të pakëndshëm. Politikisht dhe ekonomikisht – pikërisht sepse gjeostrategjikisht jemi në të njëjtën varkë.
Oliver Rolofs është partner drejtues i zyrës së konsulencës strategjike “Connecting Trust” në Mynih dhe ekspert për Evropën Juglindore. Ai ka qenë për shumë vite shefi i komunikimit i Konferencës së Sigurisë në Mynih./ DW
Komisioni i BE-se e ka hedhur në letër strategjinë daljes ng...
Ndërsa virusi i koronës përhapet në të gjithë botën, Koreja ...
* Dr.Pol Ofit, Drejtor i Qendrës së Edukimit mbi Vaksinat në...
Qyteti i Konstandinopojës, Stambolli i sotëm, u themelua nga...
Në Rusinë sovjetike, duhet të ishte një i çmendur nëse doje ...
Presidenti amerikan, Herri Truman, nënshkroi Planin Marshall...
Nga Adam Tooze “Foreign Policy”* “Kjo është kriza e parë e m...
Nga Mattia Ferraresi “Foreign Policy”* Italia është një terr...
1 Prilli njihet në Shqipëri si Dita e Gënjeshtrave, ndërsa n...
Nga Alisa Muzergues “Emerging Europe”Në kushte normale, lajm...
Nëse e imagjinoni për një moment gjithë historinë njerëzore ...
Një pjesë e vendeve po grumbullojnë artikuj ushqimesh për të...
Koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen e Covid-19, është n...
Një grua 53-vjeçare, e cila ka qenë gjithmonë në gjendje të ...
Nga David Brooks “The New York Times”* Gjithçka mund të duke...
Kriza Corona ka ngjashmëri me ekonomitë e luftës, thotë hist...
Vdekja e Adolf Hitlerit përmes vetëvrasjes më 30 prill 1945,...
Europianët po e paguajnë reagimin e vonuar të qeverive europ...
Nga Jeffrey Kluger “Time”Ndërsa pandemia e koronavirusit, va...
Gjatë Mesjetës së vonë, jeniçerët ishin forca më e fuqishme ...
Sot, në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamenta...
Një nga çështjet e nxehta që vazhdon t’u kushtojë mili...
Është një politikan që teksa flet për politikë, prodho...
Në redaksinë e emisionit ka ardhur një video, që tregon fe...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...