LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kiri Hajdari punësohet në KESH/ Zbulohet posti dhe paga e djalit të ish-liderit të Dhjetorit

11 Prill 2020, 20:26, Aktualitet CNA
Kiri Hajdari punësohet në KESH/ Zbulohet posti dhe paga e djalit

Kiri Hajdari, djali i ish-liderit të Dhjetorit Azem Hajdari ka filluar së fundmi punë në Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare, ose të njohur ndryshe si KESH.

Mësohet se Kiri Hajdari është emëruar si Specialistit Teknik në Departamentin e Zhvillimit Strategjik në Tecin e Vlorës, ku tre muajt e parë është në provë.

Në kontratën e siguruar nga CNA.al, thuhet se djali i ish-liderit të dhjetorit ka filluar punë më 12 shkurt të këtij viti, ndërsa do të paguhet 95 mijë lekë të reja.

Ndërkohë, kujtojmë se Kirjard Hajdari ka punuar më parë si specialist në Bashkinë e Tiranës dhe në disa biznese private./ CNA.al

Lajmet e fundit nga