LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Covid-19/ Presidenti Trump urdhëron dërgimin e ndihmave në Itali

11 Prill 2020, 07:25, Kosova & Bota CNA
Covid-19/ Presidenti Trump urdhëron dërgimin e ndihmave në Itali

Ndërsa Italia po përballet me një situatë mjaft të vështirë për shkak të Covid019, presideni i SHBA, Donald Trump ka urdhëruar dërgimin e ndihmave.

?Italia, një nga aleatët tanë më të afërt dhe më të vjetër, është shkatërruar nga pandemia e Covid 19, e cila tashmë i ka marrë jetën rreth 19 mijë njerëzve, e çoi në kolaps sistemin shëndetësorë dhe ekonominë po e kërcënon me recesion. Edhe pse përgjegjësia parësore e qeverisë së Shteteve të Bashkuara është ndaj popullit amerikan, nga sot ne do dërgojmë te miku ynë shumë ndihma?-është shprehur presidenti amerikan Donald Trump dhe që u shoqëruan me urdhërin drejtuar agjencive qeveritare amerikane (thesarit, mbrojtjes, tregtisë, shëndetësisë dhe sigurisë kombëtare) për të filluar me dërgimin e ndihmave.

Presidenti i kërkoi Sekretarit të Shtetit Pompeo dhe Usaid-it që të identifikojnë organizatat ndërkombëtare shoqërore dhe fetare të cilat mund të mbështesin Italinë në luftën kundër epidemisë.

Edhe ushtria amerikane gjithashtu do të mobilizohet për të ofruar shërbime të telemjekësisë në spitalet e rajoneve të prekura nga koronavirusi dhe ndërtimin e spitaleve në terren. Urdhri gjithashtu parashikon dhënien e mbështetjes teknike dhe për biznesin, për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.

Lajmet e fundit nga