Connect with Us

Beteja kundër pandemisë/Mjeku Pëllumb Pipero tregon se çfarë pritet në gjysmën e dytë të muajit Prill

Shëndeti

Beteja kundër pandemisë/Mjeku Pëllumb Pipero tregon se çfarë pritet në gjysmën e dytë të muajit Prill

Publikuar

-

Java e katërt e shtetrrethimit 40 orësh që fillon të shtunën (11.04.2020) dhe mbaron të hënën (13.04) e gjen Shqipërinë me betejën e parë të fituar në luftën me COVID -19: kurba e infektimeve ulet, në vend ka më shumë të shëruar, më pak të shtruar. Në  24 orët e fundit ka patur vetëm 7 raste të reja, kur një javë më parë pandemia arriti pikun me 29 raste të tilla.  Autoritetet konfirmojnë ulje këtë javë të kurbës së infektimit nga virusi corona. Mjeku infeksionist, Prof. Pëllumb Pipero, që është në vijën e parë të “zjarrit” që prej një muaji në Spitalin Infektiv të Qendrës Spitalore Universitare ”Nënë Tereza” në Tiranë, thotë për DW se prognoza për javën që vjen është optimiste. “Rënia e numrit  të rasteve reja të infektuara do të vazhdojë në mënyrë të qëndrueshme gjatë javës së ardhshme. Në gjysmën e dytë të muajit Prill  do të ketë raste të reja më të pakta. Gjithsesi tregues i saktë  do të jenë rezultatet e mostrave, të analizave, ” thotë për DW, Prof. Pipero.

Një muaj pas prekjes së Shqipërisë nga virusi corona,  pandemia ka përfshirë 17 bashki nga 61 që janë gjithsej, me 416 të infektuar, 23 viktima, 182 të shëruar, 3395 të testuar. Epiqendra vazhdon të mbetet Tirana me 199 raste, e ndjekur nga Shkodra me 49, Durrësi 38, Fieri 32, Korꞔa 17, Elbasani 15, Lezha 14, Hasi 12, Kavaja 8,Lushnja, Vlora,Kruja 5, Puka, Tropoja, Rrogozhina 4, Mirdita 3 dhe Berati 2. Por shifrat e ulura nuk përjashtojnë rikthimin e rritjes së kurbes së infeksionit. “Duhen respektuar në mënyrë rigoroze masat kufizuese të qeverisë, distancimi social dhe karantina, duhen zbatuar këshillatr e mjekeve. Me kete virus nuk bëhet shaka” paralajmëron   Prof. Pipero

Rama: Dalja nga faza e parë e pandemisë në fund të Majit

Ulja e kurbës së infeksionit ka sjellë edhe parashikime optimiste afat-shkurtëra dhe lajme të mira për qytetarët dhe bizneset. Kryeministri Rama bëri me dije të premten, (10.04) se “në fund të Majit mund të ketë një dalje nga faza e parë përballjes së gjithanshme me “armikun e padukshëm” dhe një pjesë e madhe e aktivitetit ekonomik mund të rikthehet në  normalitet”. “Do të zgjerojmë fashën orare të shërbimeve ushqimore, farmaceutike dhe bankare deri në orën 17.30, do të zgjerojmë mundësinë e lëvizjes së automjeteve private të atyre që punojnë në hapësirën e aktivitetit ekonomik”, bëri me dije kryemnistri Rama në një postim në median sociale, duke rritur me 4 orë e gjysëm në ditë lirinë e lëvizjes.

Albanien Tirana - Corona-Krise: Leere Straßen (DW/A. Ruci)

Rregulla dhe dënime të ashpra – reagon shoqëria civile

LEXO EDHE:  Përhapja e koronavirusit/ Shqipëria i kërkon Kinës mjekë me eksperiencë

Por kjo rritje lirie pritet të shoqërohet me rritje dhe ashpërsim ndëshkimesh për shkelësit e rregullave. Maxhoranca socialiste ka propozuar të miratohen javën që vjen amendime në Kodin Penal. Argumenti i maxhorancës së majtë është shpallja e katastrofës natyrore, gjë që përligj parashikimin e sanksioneve në Kodin Penal, përveꞔ masave administratrive. Janë dy amendime në dy nene që propozohet të shtohen në Kodin Penal të vendit: i pari lidhet me moszbatimin e rregullave dhe urdhërave të nxjerra nga autoritetet, që do të konsiderohet kundravajtje penale dhe do të dënohet nga gjobë ose burgim deri në 6 muaj në varësi të shkeljes; i dyti lidhet me thyerjen  e karantinës. Neni i propozuar parashikon që shkelësit e karantinës, të infektuar ose jo dënohen me gjobë ose 10 vjet  deri në 15 vite burg.

Albanien Krankenhaus für Infektionskrankheiten in Tirana (DW/A. Ruci)

30 organizata të shoqërisë civile e kanë kundërshtuar propozimin e maxhorancës socialiste për ashpërsim të masave deri në burgim 15 vjet. Në një letër drejtuar Parlamentit ato kërkojnë rrëzimin e amendimeve pasi ato” cënojnë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut”. Opozita e quan të pajustifikuar ashpërsimin  e masave me  amendimet në Kodin Penal pasi sipas saj “lufta me virusin corona fitohet me masa shëndetësore dhe ekonomike”. Por maxhoranca socialiste dhe qeveria Rama e quajnë të domosdoshme ashpërsimin e masaveme argumentin që e drejta për jetën është mbi të drejtat dhe liritë re tjera të qytetarëve.

FMN – 174 milionë Euro kredi për bilancin e pagesave

Kjo fundjavë solli edhe një tjetër lajm të mirë: kredinë  e FMN. Kjo kredi i ofrohet Shqipërisë nga aktivizimi i një instrumenti financiar të FMN, Instrumentit të Përgjigjes së Shpejtë për rastet e katastrofave natyrore. Bordi Ekzekutiv i FMN-së miratoi të premten, (10.04) këtë kredi si mbështetje emergjente për Shqipërinë për të përballuar nevojat urgjente të bilancit të pagesave, që ndodhet në situatë të vështirë jo vetëm nga pandemia Covid-19 por edhe nga tërmeti i nëntorit të kaluar. “Rëndësi kritike ka sigurimi i shpenzimeve  të nevojshme për kujdes shëndetësor dhe për mbështetje të njerëzve dhe kompanive që janë dëmtuar nga pandemia,” thekson FMN në njoftimin për ofrimin e kredisë./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Kurba nuk njeh ulje/ Konfirmohen 820 raste të reja, ja sa kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 5544 testime, kanë rezultuar pozitivë 820  qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 7 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  386 raste në Tiranë, 56 në Vlorë, 45 në Shkodër, 42 në Krujë, 25 në Durrës, 21 në Elbasan, 20 në Berat, 17 në Kamëz, 16 në Kurbin, 14 në Kukës, nga 12 raste në Lezhë, Kavajë, Sarandë, Gjirokastër, 10 në Lushnje, 9 në Malësi e Madhe, nga 8 raste në Fier, Korçë, Pogradec, Dimal, nga 6 raste në Gramsh, Vorë, nga 5 raste në Has, Tropojë, Dibër, nga 4 raste në Peqin, Delvinë, Mallakastër, Shijak, nga 3 raste në Këlcyrë, Devoll, nga 2 raste në Skrapar, Kuçovë, Maliq, Tepelenë, Përmet, Libohovë, Selenicë, Divjakë, Klos, Rrogozhinë, Mirditë, Pukë, nga 1 rast në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Bulqizë, Himarë, Poliçan, Librazhd.

Janë 12,483 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 223 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 81-83 vjeç, 1 qytetare 54 vjeçe nga Lezha, 1 qyterar 57 vjeç nga Shkodra, 1 qytetare 62, vjeçe nga Tirana, 1 qytetar 71 vjeç nga Berati, 1 qytetare 75 vjeçe nga Gjirokastra.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 1075 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 150,012 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Përhapja e koronavirusit/ Shqipëria i kërkon Kinës mjekë me eksperiencë

LEXO EDHE:  Rritet sërish numri i të infektuarve në vend/ Konfirmohen dhe 7 viktima

Statistika (22 Shtator 2021)



Raste të reja ditore 820
Të shëruar në 24 orë 1075
Të shtruar në spitale 223
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 5544

Testime totale 1,166,440
Raste pozitive 165,096
Raste të shëruara 150,012
Raste Aktive 12,483
Humbje jete 2,601

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5501
Shkodër 1204
Durrës 1191
Fier 1108
Vlorë 713
Elbasan 642
Lezhë 562
Berat 472
Kukës 305
Korçë 302
Gjirokastër 259
Dibër 224

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

 “Vaksinim Po, detyrim Jo”/ Eksperti i Shëndetit Publik rendit faktet, çfarë thonë studimet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka dalë kundër vendimit të Qeverisë, për vaksinimin me detyrim.

Në një postim në rrjetet sociale, Dasho shprehet pro vaksinimit kundër Covid-19, por ai shton se qytetarët duhet të lihen të lirë të zgjedhin, dhe jo të detyrohen.

Prej javësh (në fakt, që kur shqiptarëve ju ofrua mundësia e zgjedhjes për t’u vaksinuar me vaksina cilësore) kam promovuar vaksinimin si një masë të dobishme për këdo, por duke kundërshtuar me vendosmëri çdo përpjekje për ta bërë atë të detyrueshëm. Përse?

PËRSE “VAKSINIM PO”?

Të gjithë studimet flasin se vaksinat cilësore ndihmojnë në uljen e shkallës së infektimeve, komplikacioneve dhe numrit të vdekjeve.

Observimet në vendet ku vaksinat janë aplikuar në masë tregojnë se studimet kanë patur të drejtë. Vendet e Bashkimit Europian, SHBA-të, Izraeli, Britania e Madhe, etj. janë shembuj se kudo ku janë aplikuar vaksinat ka rënie të vdekshmërisë, edhe kur rastet kanë njohur rritje të frikshme (gjatë verës në Britaninë e Madhe, për shembull).

Për këtë arsye, bazuar në informacionet më të mira që disponojmë, rekomandimi është i qartë:

Kushdo që dëshiron të ulë riskun personal duhet të vaksinohet me një prej vaksinave cilësore, Pfizer, Moderna, Astra Zeneca ose Johnson & Johnson.

Kjo vlen sidomos për personat që nuk e kanë kaluar COVID-in, si dhe për ata persona që janë vaksinuar me vaksina të pasigurta. Sidoqoftë edhe kategori të tjera përfitojnë nga vaksina (gjithmonë nëse dëshirojnë të kenë një mbrojtje më të sigurt):

1. Personat e shëruar nga COVID-i, duke nisur nga gjashtë muaj pas shërimit. Një dozë e vetme e vaksinës, e forcon edhe më tej imunitetin e tyre.

2. Personat e vaksinuar me Pfizer ose Moderna tek të cilët ka kaluar gjashtë muaj nga doza e dytë. Këta persona gjithashtu përfitojnë nga një dozë e vetme.

3. Fëmijët mbi 12 vjeç, kur vetë fëmija, prindi dhe mjeku janë në një mendje dhe dëshirojnë ta aplikojnë vaksinën.”-shkruan Erion Dasho.

LEXO EDHE:  Rritet sërish numri i të infektuarve në vend/ Konfirmohen dhe 7 viktima

LEXO EDHE:  I jepet lamtumira ish-zv/kryeministri që humbi betejën me COVID/ Gruaja tregon bisedën e fundit



Më tej, ai rendit faktet se përse është kundër vaksinimit me detyrim.

“PËRSE “DETYRIM JO”?

Studimet dhe observimet e fundit tregojnë disa tendenca që duhen analizuar me kujdes:

1. Virusi SARS-CoV-2 nuk është i qëndrueshëm. Variantet alfa, beta, gama dhe delta, si dhe shumë variante më pak të përhapur flasin se nuk përjashtohet mundësia që edhe në të ardhmen të dalin variante që i shpëtojnë mbulesës imunitare që krijon vaksina.

2. Efekti mbrojtës i vaksinave (të paktën Pfizer dhe Moderna, si tregoi shembulli i Izraelit) ulet me kalimin e kohës. Pra vaksina nuk ofron mbrojtje të përjetshme.

3. Edhe personat e vaksinuar, kur sëmuren, luajnë të njëjtin rol me të pavaksinuarit në transmetimin e mëtejshëm të infeksionit.

4. Lidhur me imunitetin natyror, ende nuk kemi njohuri të plota. Ka studime shpresëdhënëse që flasin për imunitet afatgjatë, për faktin se mbrojtja natyrore është superiore ndaj asaj të ofruar nga vaksina, por këto studime ende nuk janë kthyer në politika. Derisa kjo të ndodhë, duhet pritur.

Në kushtet kur nuk janë sqaruar pikat e mësipërme, nuk mund të ndiqet kurrsesi praktika imunizuese që ndiqet për linë, fruthin, poliomelitin, etj. vaksinat kundër të cilëve ofrojnë mbrojtje afatgjatë (madje edhe të përjetshme).

Kur “detyrojmë” një person të bëjë vaksinën e fruthit, këtë e bëjmë sepse kjo vaksinë është PROVUAR PA ASNJË DYSHIM se të mbron për dekada të tëra. Për vaksinën e COVID-it ende nuk mund të themi të njëjtën gjë!

Për të gjithë këto arsye dhe me ndërgjegje të qetë profesionale, unë i rekomandoj kujtdo që ka dëshirë të dëgjojë dhe të ndjekë rekomandimet e mia:

VAKSINIM PO! DETYRIM JO!”-përfundon postimin e tij Erion Dasho./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Masat anti-Covid/ Zbardhet vendimi i Komitetit të Ekspertëve

Publikuar

-

Nga

cna lajem shendetesi

Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk do të ndryshojë masat anti-Covid.

Vendimi është bërë i ditur në një konferencë për mediat, nga kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli.



Situata mbetet këtë javë relativisht e qëndrueshme, për këtë nuk do të ketë ndryshim të masave në fuqi. Ora policore nga ora 22 deri në 6 të mëngjesit. Përdorimi  maskave do të vijojë i detyrueshëm aty ku e kemi rekomanduar. Do vijojë të mos lejohet grumbullimi i më shumë se 50 veta, për aktivitete sportive e kulturore. Do vijojë njësoj rregulli i hyrjes në vendin tonë. Do të kërkohet prova e vaksinimit, kush nuk ka certifikatë vaksinimi, duhet të paraqesin provën e kalimit të sëmundjes brenda 180 ditëve, apo testin që janë të negativizuar. Ata që nuk kanë asnjë nga këto dokumenta është në fuqi vendimi për vetëkarantimin për 10 ditë”, tha Rakacolli./CNA.al

LEXO TE PLOTE