LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ahmetaj letër ministrave të Ekonomisë së vendeve të BE/ Ofron mundësi bashkëpunimi me fasoneritë shqiptare

11 Prill 2020, 14:31, Politikë CNA
Ahmetaj letër ministrave të Ekonomisë së vendeve të BE/

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, qeveria shqiptare po bën tentativa për të nisur bisedimet me vendet fqinje dhe ato të BE-së për bashkëpunim mes kompanive shqiptare të fasonit për prodhimin e maskave dhe veshjeve mbrojtëse ndaj Covid-19.

Ministri i ngarkuar për administrimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi Arben Ahmetaj, bën me dije se sot i ka nisur një letër zyrtare Ministrave të Ekonomisë të vendeve të rajonit e BE, për të konsideruar mundësinë e bashkëpunimit me kompanitë fason në Shqipëri, për prodhimin e veshjeve të specializuara në mjekësi dhe uniformave të policisë e ushtrisë.

Ahmetaj deklaron se kompanitë shqiptare të fasonit kanë ndërprerë kontratat e mëparshme dhe tani e kanë përqendruar prodhimin për uniformat e specializuara për gjendjen e krijuar nga pandemia e Covid-19.

“Kompanitë shqiptare të fasonit, në kushtet kur kontratat e mëparshme me porositësit janë ngadalësuar apo në disa raste ndërprerë, kanë përshtatur ciklin e prodhimit me situatën aktuale, për ta orientuar prodhimin drejt veshjeve dhe këpucëve për mjekët, policinë, ushtrinë dhe gjithë forcat që sot luftojnë në vijën e parë të betejës me armikun e padukshëm.

Bashkëpunimi me vendet partnere, nga njëra anë i jep një frymëmarrje jetike sektorit duke mundësuar vijimin e aktivitetit, dhe nga ana tjetër furnizon nevojat e shteteve që në këtë periudhë shkojnë përtej kapaciteteve të tyre. Jam i bindur në angazhimin e fqinjëve dhe partnerëve tanë për ta kthyer këtë në një korsi bashkëpunimi dhe përfitimi reciprok, sepse si çdo luftë, edhe këtë mund ta fitojmë vetëm nëse bëhemi të gjithë bashkë!”, shkruan ministri në rrjetet sociale krahas letrës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga