LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthim i koronavirusit pas verës? / Kreu i OBSH: Duhet kujdes nga një valë e dytë

10 Prill 2020, 17:18, Lifestyle CNA
Rikthim i koronavirusit pas verës? / Kreu i OBSH: Duhet kujdes nga një

Kreu i OBSH në Tiranë, Raul Gonzales thotë se masat e marra nga qeveria kanë mbrojtur popullin shqiptar por cdo hap i ri në lehtësimin e masave duhet bërë me shumë kujdes.

Gonzales ka folur edhe për një valë të dytë të virusit që është e lidhur me mënyrën se si do të menaxhohet izolimi.

?Ne jemi në hemisferën veriore në pranverë por në hemisferën jugore është vjeshtë. Kështu që nuk do ta merrja të mirëqenë faktin që do të kemi ndryshime në varësi të stinëve. Më mirë të përdorim konceptin e një vale të dytë që do të ishte më e lidhur me mënyrën si menaxhojmë izolimin. Nuk mund të jemi të sigurt që në momentin që lehtësojmë masat do të kemi me shumë raste. Cështja është sa raste jemi në gjendje të pranojmë dhe me shumë mundësi një gjë që duhet ta përdorim si indikator është sa raste mundet sistemi shëndetësor në cdo vend të përballojë, një valë të dytë të virusit. Prandaj nuk do të flisja për cështjen e stinëve sepse nuk kemi mjaftueshëm prova, por për valë të re virusi’ tha ai në një intervistë për Report Tv.

Për cështjen e testimeve në vendin tonë, kreu i OBSH në Tiranë thotë se numri i testimeve duket se është i mjaftueshëm, kjo pasi po shohim që epidemia është nën kontroll dhe se strategjia e testimeve po jep rezultatet që priteshin./CNA.al

Lajmet e fundit nga