LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rama po gënjen sërish”/ Pyetja që “vë me shpatulla pas muri” kryeministrin

10 Prill 2020, 10:01, Politikë CNA
“Rama po gënjen sërish”/ Pyetja që “vë me

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, i ka drejtuar një pyetje kryeministrit Edi Rama, në lidhje me situatën e koronavirusit në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa publikon dhe një video me deklaratat e kryeministrit, Bardhi shkruan se jemi mes vendeve me riskun më të lartë dhe numrin më të ulët të testimeve. Po ashtu ai pyet kryeministrin Edi Rama se çfarë po fsheh.

?Është alarmante që jemi mes vendeve me riskun më të lartë dhe numrin më të ulët të testimeve! Rama po gënjen sërish!
Çfarë po ndodh, pse është kaq i ulët numri i testimeve dhe cila është shifra reale e tamponëve që ka në dispozicion sistemi shëndetësor?
Edi Rama çfarë je duke fshehur këtë herë??, shkruan Bardhi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga