LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rama po bën propagandë me COVID-19”/ Gjekmarkaj: Media e gazetarët duhen përfshirë në paketën e ndihmës

10 Prill 2020, 17:00, Politikë CNA
“Rama po bën propagandë me COVID-19”/ Gjekmarkaj: Media e

Analisti Agron Gjekmarkaj akuzon kryeministrin Edi Rama se po bën propagandë me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Gjekmarkaj thekson se Rama duhet të përfshijë në paketën e ndihmës edhe mediat e gazetarët, duke shtuar se vetëm nëse do të bënte një gjë të tillë, do t?i thoshte ?Bravo Edi Rama?.

?Kemi shtim të propagandës nga ana e qeverisë. Shoh dhe një tendencë, ku ka një tendencë për të marrë sa më shumë pushtet personal dhe për të ndjellë frikë. Nuk dua të them se s?duhet të ndëshkohen ata, sidomos ata në mënyrë të qëllimshme, do dilnin në rrugë për të infektuar të tjerët, se do ngjanin si killer serial, por shqiptarët janë treguar të përgjegjshëm. Njerëzit janë ndërgjegjësuar, nuk them se qeveria ka vepruar keq. Nëse shohim edhe vendet e Ballakanit, trendi është i njëjtë?, tha Gjekmarkaj në një lidhje me Skype për News 24.

Gjekmarkaj shtoi se media ka një rol të jashtëzakonshëm në informim prandaj duhen ndihmuar.

?Shumë gazetarë do donin të ishin me familjet e tyre, por janë në rrugë, tek Infektivi, duke informuar. Ata duhen ndihmuar. Dihet raporti që ka kryeministri me mediat, i quan kazanë, kadrinj, pasqyra e thyer e realitetit, e ka quajtur si një dezinformim i madh, si ura e këputur mes shoqërisë, kur në fakt ka qenë e kundërta. Ai nuk është shumë i dashur me mediat. Te paketa e ndihmës duhet të përfshijë dhe mediat e gazetarët, do ishte gjest i vlerësuar dhe nuk do të hezitoja të thoja ?Bravo Edi Rama?, u shpreh Gjekmarkaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga