LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Qytetarët duhet të bëjnë sakrifica”/ Malltezi shpjegon vjedhjen e 15 milionë eurove të tjera nga Rama-Zoto

10 Prill 2020, 18:24, Politikë CNA
“Qytetarët duhet të bëjnë sakrifica”/ Malltezi

Anëtari i Kyresisë së Partisë Demokratike, Abi Malltezi ka shpejguar se si kryeministri Edi Rama dhe Klodian Zoto po ?përlajnë? edhe 15 milionë euro të tjera.

Sipas Malltezit, nga ata që drejtuan Ministrinë e Mjedisit, vec njera ishte studente Biologjie kur e emëruan Drejtoreshë, asnjë tjetër nuk kishtë kryer asnjë leksion për mjedisin.
Ai thotë se ca ranë në burg për rryshfete, por  3 të tjere duhet të pergjigjen për qindra milione euro që po vijojnë të vidhen.

?Lefter Koka mori Alqi Bllakon si drejtor kabineti. Së bashku u mpleksën me aferat e rënda të inceneratoreve ku Lefter Koka shkeli ligjin disa herë qoftë me falsitetet e procedurave ku pretendon se ka kryer 9 procedura brenda ditës e qoftë me firmosjen e 3 kontratave të inceneratoreve për mbi 180 milionë euro ndonëse nuk kishte asnjë million gjendje në buxhetin e ministrisë së tij (minimumi shpërdorim detyre).
Hallexhiu i gjatë beri Alqi Bllakon drejtor te UKT për mbajtjen e gojes mbyllur për inceneratorët. Në nëntor 2019 UKT shpalli tenderin 15 milionë euro për rehabilitimin e Porto Romanos që parashikon (1) 15 milione euro për punime civile heqjen e mbetjeve urbane ? jo të rrezikshme (kurrë nuk kushton më shumë se 3 milion euro se kemi rehabilituar & inkapsuluar vec 3 km më larg Mbetje të Rrezikshme me fonde të Bankes Botërore ne 2009) dhe (2) sjelljen e mbetjeve në Sharre ku prapë merr miliona Rama-Zoto?, shkruan Malltezi.

Me tej ai sqaron se kur ra tërmeti më 26 Nëntor 2019, UKT shpalli anullimin e tenderit ku ishin në garë 6 kompani.

Sipas tij, pak javë më pas, kur të gjithë dinin se tenderi ishte anulluar, Alqi Bllako firmosi dhënien pa tender fare të kontrates 15 milionë euro për një kompani (De Mare) në pronesi të ortakut italian të Klodian Zotos dhe përfitues të dhjetera miliona euro për inceneratorët!

?Qytetaret duhet të bëjnë sakrifica, ndërsa Rama-Zoto po vjedhin edhe 15 milionë euroshin e tenderit edhe disa dhjetëra miliona euro te tjera nga depozitimet e mbetjeve nga Durresi në Sharrë. Kryetarja e Bashkisë së Durrësit që nuk donte të jepte paratë për Zoton për të heq plehrat nga Porto Romano e t?i sjelle ne Sharre u SAKRIFIKUA?, përfundon Malltezi./CNA.al

Lajmet e fundit nga