Connect with Us

“Punëtori i Albpetrolit humb jetën tragjikisht/ Ngjarja mbahet e fshehtë”

Kronika

“Punëtori i Albpetrolit humb jetën tragjikisht/ Ngjarja mbahet e fshehtë”

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denonximin e një qytetari i cili ka të bëjë me humbjen e jetës të një punëtori të Albpetrol në Kuccovë.

Sipas qytetarit dixhital, kjo ngjarje e ndodhur në datën 3 prill është mbajtur e fshehur.
Qytetari sqaron se vendi i ngjarjes është në sektorin e naftë-nxjerrjes ns Qytetin e Kucovës, përkatesisht ne Qendrën e Përpunimit ts Naftes Kucove (Q.P.N.), e cila ështe në varësi të Albpetrol sh.a Patos.

“Punonjësit punojnë në kushte cnjerëzore dhe jashtë cdo mbrojtje teknike në punë. Mungojnë veshjet mbrojtëse duke bërë që puna të jetë e vështire dhe për rrezik të jetës, ku në rastin konkret solli pasoja fatale për punonjesin Leonidha Ferro i cili humbi jetën në orar të punës për shkak të mosmarrjes se masave nga drejtuesit e ndërmarrjes dhe Inxhinierët”, shkruan qytetari./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Video-Ishte nisur nga Durrësi/ Prangoset në Bari shqiptari me 20 kg drogë

Publikuar

-

Nga

Një 47-vjeçar nga Shqipëria është vënë në pranga nga policia në Bari, pasi është kapur me rreth 20 kg lëndë narkotike, kokainë dhe heroinë.

Mësohet se shqiptari është ndaluar nga një patrullë e policisë financiare e vendosur në kuadër të masave të ndërmarra për shkak të COVID-19, e cila gjatë kontrollit të kamionit që kishte ardhur nga porti i Durrësit, arriti të zbulonte sasinë e drogës.

LEXO EDHE:  Berisha politikani i vetëm që flet me vepra!/Pritet reagimi i tij

LEXO EDHE:  Greta Koçi ka një urim të veçantë për Sali Berishën (Foto)

Mësohet se 19 pako me drogë, konkretisht 12 kilogramë kokainë dhe 8 kilogramë heroinë, janë zbuluar poshtë levës së marshit.

Nga ana e policisë italiane kanë nisur hetimet për të gjetur rrugën se si droga hyri në Itali dhe për të kuptuar se ku do të shkonte droga në Itali. Kamioni kishte një ngarkesë me rroba dhe kishte destinacion qytetin e Piaçenzës dhe Bergamos.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ngjarjet kriminale enigmatike/ Artan Hoxha tregon detajet tronditëse

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativ Artan Hoxha ne nje studio televizive

Gazetari investigative Artan Hoxha ka komentuar arrestimin e të shumë kërkuarit Orges Zaimi sot në Tiranë.

Në një lidhje direkte në ABC News, gazetari Hoxha ndër të tjera është pyetur edhe nëse arrestimi i Orges Bilbilit do të shërbejë për zbardhjen e të tjera ngjarjeve enigmatike kriminale.

Policia e Shtetit ka pasur shumë prova për autorët e ngjarjeve të viteve të fundit. Kontaktet që kam pasur me familjarët  e viktimave, Besmir Lita ishte një viktimë e pafajshme. Jurgen Hoxha dhe Zamir Latif janë sërish viktima të pafajshme vetëm nga fakti se ishin shokë të nipit të Aldo Bares. Në qytetin e Lushnjës ka ndodhur një strukturim i grupeve kriminale. Situata erdhi kur një grup shumë i fuqishëm kërkoi të marrë në kontroll gjithë qytetin dhe ia arriti, pasoi atentatet janë bërë ditën në ambiente të hapura, duke kërkuar të pastronin qytetin nga rivalët e tyre.

Policia e Shtetit ka shumë prova, por mbetet për tu parë nëse do të kenë aftësinë për ta kthyer në bashkëpunëtor një personazh të tillë, pasi ka njohuri për shumë ngjarje kriminale. Ky grup gjatë kësaj kohë është përdorur si ekzekutor në Vlorë, Fier , Durrës për personazhe të rëndësishme të botës së krimit. Shpërblimi vetëm për të dhënë informacion për kapjen e tyre është 50 mijë euro. Një element i tillë si Orgest Bilbili të ndodhej në kryeqytet i armatosur, tregon sa i mbrojtur është.”-tha Artan Hoxha.

LEXO EDHE:  Video/ 1 mln lekë gjobë për një këst kredie të paguar

LEXO EDHE:  Ushtari i Arben Ndokës rrëmbehet në Lezhë

Ndërsa i pyetur nëse mund të jetë parandaluar një ngjarje kriminale, pasi Bilbili është kapur me një pistoletë në çantë, Hoxha tha se “Kjo duhet të dalë nga hetimi. Është një person i shumëkërkuar dhe asnjëherë nuk është arrestuar. I ndodhur në mes të kryeqytetit  dhe merr guximin të dalë në mes të ditës tregon sa i rëndësishëm është. Edhe Laert Haxhiu edhe Orgest Bilbili janë prej 6 vitesh, ndër më të kërkuarit nga policia.”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Financohen nga një person shumë i famshëm”/ Artan Hoxha ngre dyshimet e forta pas arrestimit të Bilbilit

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativ, Artan Hoxha  ka folur lidhur me plagosjen e të shumëkërkuarit, Orges Bilbili. Në fjalën e tij, në një lidhje telefonikë për AbcNews, Hoxha tha se i bënte shumë përshtypje fakti që Bilbilin dhe bashkëpunëtorin e tij, Laert Hoxha, nuk i kanë kapur dot as forcat RENEA.

Gjithashtu Hoxha ka përmendur edhe njëherë se një person shumë i famshëm i botës së krimit i financon dy të rinjtë, por nuk e ka bërë të ditur identitetin e tij.

“Prej tyre janë larguar mbi 30 familje që t’i shpëtonin kërcënimeve të tyre. Duket e çuditshme që Orget Bilblilin ta kapë një polic i vetëm. Në të gjitha rastet RENEA nuk e kanë arrestuar dot as atë, as Laert Haxhian.

Dyshohet se kanë pasur informatorë brenda Policisë. Bie në sy që një personazh kaq i njohur u kap nga një polic. Kam informacionet e mia, kam mësuar që këta dy persona nuk janë larguar kurrë nga qyteti.

LEXO EDHE:  Mosdekretimi i Cakajt/ Berisha:Argatet e Beogradit u goditën rëndë

LEXO EDHE:  Greta Koçi ka një urim të veçantë për Sali Berishën (Foto)

Kanë pasur mbështetje të madhe, mjete lëvizëse dhe baza për t’u strehuar. Një personazh tjetër shumë i famshëm i botës së krimit në zonën e Myzeqesë, ka financuar edhe dy personat.

Është e çuditshme që Ogersi ka dalë edhe pse ka pasur prezencë të shtuar të Policisë. Ai ka mund të jetë edhe ‘çelësi’ për të gjetur edhe Laert Haxhiun,”-tha Hoxha.

LEXO TE PLOTE