Connect with Us

Pasojat e koronavirusit në ekonomi/ Yuri Kim bisedë telefonike me guvernatorin Sejko

Ekonomi

Pasojat e koronavirusit në ekonomi/ Yuri Kim bisedë telefonike me guvernatorin Sejko

Publikuar

-

Ambasadorja e SHBAm Yuri Kim ka zhvilluar një bisedë telefonike me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Yuri Kim vlerësoi rolin që Banka e Shqipërisë dhe sistemi bankar kanë luajtur në vazhdimësi si dhe mbështetjen që po japin për kapërcimin e situatës dhe minimizimin e efekteve të mundshme negative të krijuara nga pandemia Covid-19.

Ambasadorja vlerësoi marrëdhëniet mjaft të mira që Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë, shprehu gatishmërinë e saj për të ofruar të gjithë mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme në këtë situatë, të cilat do ta forcojnë edhe më tej bashkëpunimin midis dy vendeve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

“Mbi 80 mijë biznese të vogla s’do të marrin asgjë”/ Tabaku-qeverisë: Mos diskrimino

Publikuar

-

Nga

tabaku

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, i bën thirrje qeverisë të mos diskriminojë bizneset, në këtë krizë të rëndë të koronavirusit.

Tabaku thotë se shumë biznese të vogla me të vetëpunësuar i kanë nisur në inbox mesazhe me prova të pakundërshtueshme për diskriminim që po u bëhet atyre.

Ajo thekson se situata është më e trishtë pasi janë mbi 80 mijë biznese të vogla që nuk do të mund të marrin asgjë nga buxheti qeverisë.

“Kriza na prek të gjithëve, mos diskriminoni në ndihmën që jepni!
Që nga dita e djeshme gjithnjë e më shumë biznese të vogla me të vetëpunësuar më kanë nisur në inbox mua dhe kolegëve të mi mesazhe me prova të pakundërshtueshme për diskriminim që po u bëhet atyre. Plani ekonomik për biznesin e vogël është 18 milionë euro i rezervuar për 30 mijë biznese. Kushdo e ka të qartë që ky diskriminim do të ndodhte, ne si opozitë kemi ngritur këtë shqetësim që në ditën e parë.
Fatkeqësisht askush nuk na dëgjoi. Sot situata është më e trishtë, janë mbi 80 mijë biznese të vogla që nuk do të mund të marrin asgjë nga buxheti qeverisë. Me shumën e disbursuar deri më tani qeveria ka kompensuar 5% të Bizneseve të vogla në total dhe gati 9% të të vetëpunësuarve të këtyre bizneseve.
Ne kërkojmë MOSDISKRIMINIM në këtë periudhë pandemie. Kriza ekonomike njësoj si virusi godet të gjithë shqiptarët, qofshin të majtë apo të djathtë. Prandaj duhet menduar më larg dhe duhet të jemi më vizionarë në politikat tona. Kjo është kërkesa jonë e vazhdueshme dhe këmbëngulëse.
Më poshtë; dy biznese të tjera të mbyllura me vendim qeverie (njëra taksi dhe tjetra biznes i mbyllur shpk) që u refuzohet dhënia e ndihmës ekonomike nga buxheti COVID-19”, shkruan Tabaku në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Pandemia e Covid-19/ FMN: Ekonomia botërore po përballet me krizën më të rëndë që pas depresionit të madh në 1930

Publikuar

-

Nga

FMN vlerëson, se ekonomia botërore për shkak të pandemisë Corona po përballet me krizën më të rëndë që pas depresionit të madh të viteve 1930-të. Inkurajuese janë ndihmat masive financiare anë e mbanë globit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) llogarit me një vit katastrofal në ekonominë botëtore për shkak të pandemisë Corona. “Ne po konfrontohemi me një krizë të paparë ndonjëherë”, tha shefja e FMN-së Kristalina Georgieva të enjten (09.04) pak para fillimit të mbledhjes së pranverës të FMN-së, që sivjet zhvillohet në mënyrë virtuale. Ajo theksoi, megjithatë, se “nuk kam aspak dyshim, që ne do t’i përballojmë sfidat.”

Kreu i FMN-së konsideron si inkurajuese ndihmat financiare të vëna në dispozicion nga qeveritë në mbarë globin, që arrijnë një vlerë prej gjithsej rreth tetë bilionë dollarësh. Të enjten (09.04) Banka e Rezervave në SHBA, Fed, dekalroi një tjetër program emergjence me mbi 2,3 bilionë dollarë. Kësisoj duhet të mbështetet ekonomia, kryesisht ndërmarrjet dhe komunat, vuri në dukje Fed në Uashington. Shefii Bankës Qendrorre Jerome Powell deklaroi, se ripërtëritja ekonomike duhet “të jetë sa më e fuqishme që të jetë e mundur”.

Të martën e ardhëshme (14.04) FMN-ja do të publikojë parashikimet konkrete për ekonominë. Georgieva tha, se këto do të jenë humbjet më të mëdha që pas derpresionit të viteve 1930 përpara gati 100 vjetësh. Ekonomia botërore sivjet do të ketë zhvillim negativ, me humbje. Para tre muajsh FMN parashikonte për 2020 një rritje të të ardhurave për frymë në më shumë se 160 vende, ndërsa aktualisht parashikohet tkurrje ekonomike në më shumë se 170 shtete të botës.

Pasiguri e madhe

LEXO EDHE:  Ambasadorja e SHBA “i tërhoqi veshin”/ Basha i përgjigjet menjëherë

LEXO EDHE:  “Jam gati t’i përvishem punës”/ Reagon për herë të parë ambasadorja e re e SHBA

Nëse jeta publike e paralizuar aktualisht në gjysmën e dytë të vitit bashkë me ekonominë do të përjetojnë një hop, atëherë mund të parashikohet një ripërtëritje e pjesshme në vititn 2021. Por ky parashikim është i “lidhur me shumë pasiguri”, vuri në dukje Georgieva. “Mund të ndodhë edhe më keq.” Kjo varet nga kohëzgjatja e pandemisë.

Kriza prek sipas FMN-së shtetet më të varfëra dhe vendet në zhvillim, që nuk mund të reagojnë si duhet ndaj saj. Këto vende kanë sisteme më të dobëta shëndetësore, më pak depozita në buxhet dhe ndodhen më fort nën presionin e investitorëve. “Gjatë dy muajve të fundit nga portofolet e vendeve në zhvillim janë tërhequr rreth  100 miliardë dollarë – mbi tri herë më shumë se në një krizë ekonomike botëore.”

Georgieva shtoi, se së fundi mbi 90 shtete kanë parashtuar kërkesë për financime emergjence. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. ndërkohë është dhënë drita e gjelbër për programe ndihme në Ruandë, Madagaskar dhe Togo. FMN mund të japë kredi gjithsej një bilionë dollarë, ndërkohë që për financimet e emergjencës llogaritet që kërkesa të jetë rreth 100 miliardë dollarë. FMN ndërkohë po verifikon instrumentat që ka në dispozicion për të mbështetur vendet në nevojë, vuri në dukje shefja e këtij insitucioni financiar. Synohet që të hapen linja kredishë profilaktike si dhe në disa shtete të varfëra të lehtësohen borxhet, në mënyrë që paratë të mund të derdhen në sistemin shëndetësor./ DW

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

30 prilli, afati i fundit për deklarimin e të ardhurave mbi 2 mln lekë/ Ç’duhet të bëjnë të dypunësuarit

Publikuar

-

Nga

30 prilli është afati i fundit për deklarimin e të ardhurave të 2019-s, për individët që i kanë ato më shumë se 2 milionë lekë në vit. Deri tani nuk ka njoftim për shtyrje të afatit të këtij deklarimi, sipas burimeve për Monitor nga Tatimet dhe Ministria e Financave.

Sipas ligjit për tatimin mbi të ardhurat, çdo individ rezident në Republikën e Shqipërisë, i cili përfiton të ardhura me burim në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë në vit, është i detyruar të paraqesë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave.

Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave është e detyrueshme të paraqitet gjithashtu edhe nga individët jo rezidentë, të cilët realizojnë të ardhura të tatueshme, me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë.

Individët janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat e tatueshme si më poshtë :

-Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit

-Të ardhurat bruto nga dividenti

-Të ardhurat bruto nga qiraja

-Fitimi kapital nga shitja e pasurisë së palujtshme në pronësi të deklaruesit

-Të ardhura bruto nga interesat bankare

-Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të palujtshme

-Shuma bruto të fituara nga lotaria apo lojëra të tjera të fatit.

-Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë e tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike.

-Fitimi kapitali nga dhurimi.

-Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

-Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart

Në vitin 2019 dorëzuan deklarata për të ardhurta mbi 2 milionë lekë të gjeneruar në 2018-n rreth 9 mijë persona, me rritje prej 13% në raport me vitin e mëparshëm, ndonëse në raport me totalin e të punësuarve në sektorin privat e shtetëror (rreth 650 mijë) numri është i papërfillshëm.

ÇFARE DUHET TE BEJNE TE DYPUNESUARIT

Ka dy kategori të dypunësuarsish, ata që e kalojnë kufirin e 2 milionë lekëve në vit dhe ata që nuk e kalojnë.

Ata që kanë më shumë se 2 milionë lekë në vit

Për individët që janë të dypunësuar dhe marrin më shumë se 2 milionë lekë në vit, ata duhet ta bëjnë deklarimin dhe njëkohësisht duhet të rillogarisin tatimin mbi të ardhurat që duhet të paguajnë shtesë, pasi ai duhet t’i deklarojë të ardhurta sikur i ka marrë nga një punëdhënës i vetëm. Kjo rrit tatimin që duhet paguar shtesë, pasi paga deri në 30 mijë lekë do tatohet vetëm një herë dhe për shumat mbi 150 mijë lekë (nga bashkimi i dy apo më shumë pagave), do paguhet 23%.

Sipas tatimeve Individi deklarues, do të llogarisë tatimin mbi të ardhurat personale nga pagat dhe shpërblimet për të gjitha të ardhurat nga pagat që përfitohen gjatë muajit, edhe në rastin kur ai i përfiton këto paga nga punëdhënës të ndryshëm. Në rastin kur shuma e të ardhurave të përfituara gjatë muajit nga dy apo më shumë paga tek punëdhënës të ndryshëm e kalojnë vlerën që tatohet me zero përqind (30,000 lekë), tatimi do të llogaritet mbi totalin e të ardhurave mujore nga pagat (totali i të ardhurave nga pagat tek të gjithë punëdhënësit).

Në bazë të shumës së pagave të përfituara në total nga të gjithë punëdhënësit, individi bën llogaritjet sipas skemës së mëposhtme :

Për shumën e pagave mujore deri 30,000 lekë tatimi është 0%

Për shumën e pagave mujore nga 30,001 lekë – 150,000 lekë tatimi është 13% e shumës mbi 30 000 lekë

Për shumën e pagave mujore nga 150,001 lekë e më tepër tatimi është 13,000 lekë plus 23% e shumës mbi 150,000 lekë

LEXO EDHE:  Basha akuzon, Rama e pranon/ Flas në telefon me Lulin

LEXO EDHE:  Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Ambasadorja e SHBA takim me Palmer

Tatimi i llogaritur në këtë mënyrë për çdo muaj të vitit, mblidhet për të 12 muajt e vitit dhe hidhet në një shumë të vetme në kutinë 4 të deklaratës, e cila përfaqëson tatimin vjetor të llogaritur për pagat dhe shpërblimet.

Në kutinë 22 të deklaratës, individi do të shënojë shumën e tatimit të paguar dhe të mbajtur në burim nga cdo punëdhënës gjatë gjithë muajve të vitit.

Diferenca midis tatimit të llogaritur, të shënuar në kutinë 4 të deklaratës, me shumën e tatimit të paguar, të mbajtur në burim nga punëdhënësit, të shënuar në kutinë 22 të deklaratës, përfaqëson shumën e detyrimit që duhet të paguajë individi në administratën tatimore për llogari të të ardhurave të tij vjetore nga punësimet.

Shuma e tatimit të llogaritur, të vendosur në kutinë 4 të deklaratës, në asnjë rast nuk mund të jetë më e vogël se tatimi i mbajtur në burim dhe i paguar nga punëdhënësi për të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet në lidhje me marrëdhëniet aktuale të punës gjatë vitit të vendosur në kutinë 22 të deklaratës.

Në rastin e individëve, të cilët në asnjë muaj të vitit nuk kanë qenë të dypunësuar, shuma e tatimit të llogaritur, të vendosur në kutinë 4 të deklaratës, është gjithmonë e barabartë me tatimin e mbajtur në burim dhe të paguar nga punëdhënësi për pagat dhe shpërblimet në lidhje me marrëdhëniet aktuale të punës gjatë vitit, të vendosur në kutinë 22 të deklaratës.

 

Të dy punësuarit me më pak se 2 milionë lekë, do deklarojnë vitin e ardhshëm

Në 1 janar të këtij viti ka hyrë në fuqi ndryshimi në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, në bazë të së cilit, individët që janë të punësuar në më shumë se një punëmarrës do të bëjnë deklarimin vjetor të të ardhurave, edhe nëse ai nuk i kalojnë 2 milionë lekët në vit.

Ndryshimi përcakton që të gjithë individët, të cilët janë të punësuar në më shumë se një punëmarrës, “deklarojnë  në  deklaratën  e  tyre  vjetore  të  të  ardhurave,  në  një  shumë  të  vetme,  të  gjitha  të  ardhurat  e  siguruara  nga  punësimi,  llogarisin shumën  totale  të  detyrimit  tatimor  mbi  pagat,  zbresin  kur  është  rasti,  tatimin  e  mbajtur në burim nga punëdhënësi dhe përcaktojnë shumën e detyrimit tatimor që duhet të paguajnë për buxhetin e shtetit”

Por tatimet thonë se duke qenë se ligji ka hyrë në fuqi këtë vit, “Hyrja në fuqi e bashkimit të pagave për dy të punësuarit ka efekt për të ardhurat e siguruara gjatë 2020, që deklarohen dhe paguhen deri me 30 prill 2021”.

Gjithsesi, individët duhet të ruajnë çdo muaj një pjesë të pagës që gjatë këtij viti, në mënyrë që të mos rëndohen kur do të duhet ta paguajnë njeherësh tatimin shtesë në fillim të vitin e ardhshëm.

Psh, një individ që ka dy paga mujore nga 50 mijë lekë, aktualisht paguan në vit si tatim mbi të ardhurat 62,400 lekë në total (për të dy pagat, llogaritet vetëm 13% e shumës mbi 30 mijë lekë). Deri në 30 prill të vitit të ardhshëm, kur të bëhet deklarimi i të ardhurave dhe rillogaritja, ai do të duhet të paguajë shtesë në total edhe 46,800 lekë (pasi tatimi do të llogaritet mbi një pagë të vetme prej 100 mijë lekësh dhe do të rezultonte në total 109,200 lekë për gjithë vitin). Shuma e paguar do të rritet në këtë rast me 42%./ Monitor

LEXO TE PLOTE