Connect with Us

Ndodh në mes të Tiranës/ Qytetari i nxjerr pistoletën efektivit të Shqiponjave, polici e plagos në këmbë atë dhe një grua

Kronika

Ndodh në mes të Tiranës/ Qytetari i nxjerr pistoletën efektivit të Shqiponjave, polici e plagos në këmbë atë dhe një grua

Publikuar

-

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e ndodhur në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë ku janë plagosur dy persona.

Mësohet se të plagosurit kanë marrë plagë në këmbë dhe tashmë ndodhen në spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka dhënë informacione mbi këtë ngajrje teksa thotë se paraprakisht dyshohet se autori i ngjarjes është një person me rrezikshmëri të lartë, i shpallur në kërkim.

“Në zonën e Xhamllikut, kanë qenë disa persona duke qarkulluar dhe një punonjës policie i cili pyet qytetarët. Punonjësi i Forcave Shqiponja i është afruar qytetarit për ta pyetur pse ndodhej jashtë në këto momente, por ka pasur kundërshtim nga qytetari i cili s’ka pranuar të japë mjetin e identifikimit dhe në këto momente ka nxjerrë nga canta një armë zjarri. Polici e paralajmëron të ulë armen nderësa ai i ka drejtuar armën dhe i thotë policit se do ta qëllojë nëse s’ largohet.
Polici i është kundërpërgjigjur duke qëlluar dhe agresori është plagosur në pjesën e poshte të trupit, në këmbë. Në afërsi të kësaj skene ka qenë një qytetare e cila po ashtu ka marrë nje plumb në këmbë. Agresori i plagosur dhe gruaja që mori plumb në këmbë ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. ” sqaroi Jaupi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident në Qafën e Llogarasë/ Furgoni humb kontrollin, përmbyset në rrugë

Publikuar

-

Nga

Aksident në Qafën e Llogarasë/ Furgoni humb kontrollin, përmbyset në rrugë

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Qafën e LLogarasë duke bllokuar akset e kalimit.

Mësohet se drejtuesi i furgoni ka humbur kontrollin e mjetit duke u përmbysur në  rrugë.

Fatmirësisht nga aksidenti ka mbetur i plagosur lehtë vetëm drejtuesi i mjetit.

Furgoni ka bllokuar të dyja akset e lëvizjes duke shkaktuar trafik në qafën e Llogarasë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, që pritet të lirojë dhe rrugën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga, humb jetën një person

Publikuar

-

Nga

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Fier.

Një makina ka dalë nga një rrugë në Carkan, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Policia dhe zjarrfikëset janë drejtuar për në vendin e ngjarjes, ndërsa sipas BW identifikimi i viktimës ende nuk është bërë i ditur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dënohet zyrtarja e lartë e LSI/ GJKKO jep vendimin

Publikuar

-

Nga

Kuvendi miratoi shkarkimin e Metës/ LSI nis sulmet ndaj deputetëve: U bëtë noter të çmendurisë së Ramës

Ish kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami, është dënuar nga GJKKO me një vit burgim për shpërdorim detyre.

Rami akuzohej nga SPAK, se ka shkelur Ligjin, duke shkatërruar dy prona private, gjatë realizimit të dy projekteve.

Sipas SPAK, shkeljet janë kryer gjatë zbatimit të projektit për‘ Rikonstruksionin e rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit” si dhe për ‘Rikualifikimin e hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindësve në Gjirokastër./CNA.al

LEXO TE PLOTE