Ekonomi
“Mbi 80 mijë biznese të vogla s’do të marrin asgjë”/ Tabaku-qeverisë: Mos diskrimino

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, i bën thirrje qeverisë të mos diskriminojë bizneset, në këtë krizë të rëndë të koronavirusit.
Tabaku thotë se shumë biznese të vogla me të vetëpunësuar i kanë nisur në inbox mesazhe me prova të pakundërshtueshme për diskriminim që po u bëhet atyre.
Ajo thekson se situata është më e trishtë pasi janë mbi 80 mijë biznese të vogla që nuk do të mund të marrin asgjë nga buxheti qeverisë.
“Kriza na prek të gjithëve, mos diskriminoni në ndihmën që jepni!
Që nga dita e djeshme gjithnjë e më shumë biznese të vogla me të vetëpunësuar më kanë nisur në inbox mua dhe kolegëve të mi mesazhe me prova të pakundërshtueshme për diskriminim që po u bëhet atyre. Plani ekonomik për biznesin e vogël është 18 milionë euro i rezervuar për 30 mijë biznese. Kushdo e ka të qartë që ky diskriminim do të ndodhte, ne si opozitë kemi ngritur këtë shqetësim që në ditën e parë.
Fatkeqësisht askush nuk na dëgjoi. Sot situata është më e trishtë, janë mbi 80 mijë biznese të vogla që nuk do të mund të marrin asgjë nga buxheti qeverisë. Me shumën e disbursuar deri më tani qeveria ka kompensuar 5% të Bizneseve të vogla në total dhe gati 9% të të vetëpunësuarve të këtyre bizneseve.
Ne kërkojmë MOSDISKRIMINIM në këtë periudhë pandemie. Kriza ekonomike njësoj si virusi godet të gjithë shqiptarët, qofshin të majtë apo të djathtë. Prandaj duhet menduar më larg dhe duhet të jemi më vizionarë në politikat tona. Kjo është kërkesa jonë e vazhdueshme dhe këmbëngulëse.
Më poshtë; dy biznese të tjera të mbyllura me vendim qeverie (njëra taksi dhe tjetra biznes i mbyllur shpk) që u refuzohet dhënia e ndihmës ekonomike nga buxheti COVID-19”, shkruan Tabaku në një postim në rrjetet sociale./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Shtrenjtohet me 25 për qind çmimi i gazit për makinat/ Kosto shtesë edhe për familjarët
Çmimi i gazit është shtrenjtuar javëve të fundit si për ata që kanë të instaluar impiante në automjete ashtu edhe për kategorinë e familjarëve. Burime...

100 projektet që thithën fondet e buxhetit më 2020/ Nga rindërtimi, rrugët te koncesionet
Qeveria ka kryer shpenzimet kapitale faktike prej 91,2 miliardë lekëve më 2020, niveli më i lartë që nga viti 2009, vit në të cilin ishte...