Connect with Us

Mashtroi qytetarët duke u hequr si polic/ E pëson keq 43-vjeçari

Kronika

Mashtroi qytetarët duke u hequr si polic/ E pëson keq 43-vjeçari

Publikuar

-

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka mashtruar qytetarët dhe iu ka bërë presion, duke përfituar nga situata e koronavirusit.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi I. H., 43 vjeç, banues në fshatin Mbrakull, Poliçan.

Sipas uniformave blu, shtetasi i mësipërm prezantohej si shef policie dhe u bënte presion qytetarëve për t’i marrë para dhe sende, duke shfrytëzuar edhe situatën e krijuar nga virusi Covid-19.

Policia bën të ditur se duke u prezantuar si punonjës policie dhe me anë të presionit i ka marre një shumë parash shtetasit R. K., banues në Lapardha, me pretendimin se po e falte që kishte thyer karantinën.

LEXO EDHE:  Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge/ Arrestohet 29-vjeçari

Gjithashtu, po me anë të mashtrimit dhe presionit, i ka marrë shtetasit P. B., një aparat telefon, për ta falur që kishte thyer karantinën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale” Vjedhja ne anë të mashtrimit” dhe “Përvetësim i titullit dhe detyrës shtetërore”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Prangoset në Tiranë i shumëkërkuari nga Britania/ Ja për çfarë akuzohet

Publikuar

-

Nga

Falë bashkëpunimit dhe koordinimit mes Policisë së Shtetit dhe agjencive ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, është vënë në panga një i ri shqiptar, i kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi shqiptar Ardit Mali, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet britanike, pasi Gjykata e Kurorës Guildford / Mbretëria e Bashkuar, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Sulm seksual”, parashikuar nga legjislacioni britanik.

LEXO EDHE:  Dy muaj në “karantinë”/ Shqiptari që jeton në Kinë flet mbi situatën e koronavirusit 

LEXO EDHE:  Gjendet i vdekur një bari/ Ja dyshimet e para të policisë

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Mbretërisë së Bashkuar, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Hiqej si punonjës policie/ Pranga 43-vjeçarit në Kuçovë

Publikuar

-

Nga

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë mbrëmjen e sotme në Kuçovë.

I arrestuari është shtetasi Ismet Hada i cili duke u prezantuar si punonjës policie, 43-vjeçari Hada,ka mashtruar shumë persona në qytetin e Kuçovës dhe fshatin Lapardha duke u premtuar atyre shërbime kundrejt shpërblimit.

Pas kryerjes së veprimeve proçeduriale nga ana e Komisariatit të Policisë Kuçovë, materialet në ngarkim të tini kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dyshohet se është infektuar ish-nëndrejtori i spitalit/ SPAK urdhëron ISHP-në t’i bëjë testimin

Publikuar

-

Nga

Ish-nëndrejtori i spitalit të Sarandës Florenc Llanaj, i arrestuar në sajë të operacionit “Brezi i Gjelbër”, dyshohet se është prekur nga COVID-19.

Mësohet se Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka urdhëruar ISHP-në dhe Spitalin e Burgjeve që të testohet Llanaj.

Ky vendim u mor pas kërkesës së avokatit të ish-nëndrejtorit të spitalit Arbër Hoxha, i cili pretendon se klienti i tij ka simptoma të virusit.

Ndërkohë, seanca e radhës u shty për më datën 15 prill, por nëse testimi rezulton pozitiv pritet të zhvillohet më herët.

LEXO EDHE:  Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge/ Arrestohet 29-vjeçari

LEXO EDHE:  Transportonin 27 klandestinë/ Arrestohen 9 persona në Korçë, një tjetër në kërkim

Kujtojmë se Llanaj akuzohet si pjesë e një grupi kriminal që tregtonin lëndë narkotike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE