LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kushtet tek Infektivi/ Berisha i kërkon falje qytetarit: U turpërova me veten që nuk i besova

10 Prill 2020, 20:12, Sociale CNA
Kushtet tek Infektivi/ Berisha i kërkon falje qytetarit: U turpërova

Ish kryeministri Sali Berisha  ku ka folur mbi kushtet tek spitali Infektiv.

Berisha ka thënë se disa ditë më parë i erdhi një mesazh nga një qytetar që iu ankua për këto kushte, por nuk ia besoi këtë mesazh dhe i ka kërkuar falje publikisht qytetarit.

?Nuk po propozohet një ligj për ata që vjedhin nga mëngjesi deri në darkë, po të jetë puna për ligje lufte, jo ai që shkel karantinën, 15 vite burg të përdhosësh Kodin Penal. Ai që vjedh, ai meriton jo 15, por 35 vite burg. Qeveria po vjedh, kanë dalë në media raste flagrante, të ministrisë së Shëndetësisë, të Arben Ahmetajt dhe të ministreve të tjera. Janë lëshuar, duke bërë tendera sekrete, me 24 orë afat. Po të ishte puna për të bërë ligje speciale me drejtësi sociale, bëhen për këtë kategori. 5 ditë më parë, më erdhi një mesazh që ?këtu në spital ku jemi, nuk kemi ujë 48 orë?. Më përshkroi një gjendje që unë nuk e besova dhe nuk e publikova, i kërkoj ndjesë. Por kur dëgjova Z. Riza, e falenderoj për intervistën që dha, ajo është e tmerrshme. Ajo është që t?i sjellësh që t?i vdesë virusi aty. Ata kanë nevojë për imunitet. Në vend që të mendosh si të mobilizosh për ta, si i vë regjim urie? U turpërova me veten se unë nuk i besova mesazhit të parë?, tha Berisha në një lidhje me Skype me emisionin ?Zonë e Lirë? ndërsa ka folur për kushtet e Infektivit në kohën kur ai ishte kryeministër.

?Unë nuk mund të them për Infektivin sepse për një kryeministër ekziston shëndetësia, por unë kam bërë qindra milionë euro investime në aparatura në spitale, nga Tirana gjer në Gjirokastër, Elbasan, etj. Në një situatë të jashtëzakonshme, do bëja gjithçka që atyre të sëmurëve t?ua lehtësoja sëmundjen?, shtoi Berisha.

Lajmet e fundit nga