LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“E kam verifikuar vetë”/ Ademi tregon arsyet pse Shkodra u kthye në vatër të Covid-19

10 Prill 2020, 20:44, Sociale CNA
“E kam verifikuar vetë”/ Ademi tregon arsyet pse Shkodra u

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës Voltana Ademi ka folur për situatën aktuale në këtë qytet si pasojë e përhajes së koronavirusit.

Sipas Ademit kontrolli në këtë qytet nuk është bëre si duhet.

Siç thekson kryebashkiakja, Shkodra është një zonë me shumë lëvizje dhe ajo thotë se e ka verifikuar vetë që nuk është menaxhuar si duhet situata nga organet e shëndetësisë.

?Qarku i Shkodrës ka një numër të konsiderueshëm të popullsisë. Kemi 3 dogana, dhe ka numër të madh të lëvizjes. Mendoj se edhe kjo ka qenë e mjaftueshme për të vënë një alarm që unë kam nja 4 javë që e kam bërë menjëherë pas disa ditësh. Ku e para të kishte një kontroll më të mirë për të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri, dhe ata që hyjnë të qëndrojnë 2 javë të izoluar. Unë nuk mendoj se është bërë një kontroll i mirë. E kam verifikuar vetë, kam marrë vetë të gjithë ata që kanë ardhur nga Muriqani dhe ndër 40 veta vetëm njëri më doli që e kishin marrë organet shtetërore për ta pyetur a kishte probleme shëndetësore. Por policia nuk kishte verifikuar nëse janë brenda apo kishin dalë nga shtëpia?, tha Ademi në një intervistë në ?Provokacija?./CNA.al

Lajmet e fundit nga