LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bie numri i viktimave nga COVID-19 në Itali/ 570 humbje jetësh në 24 orët e fundit

10 Prill 2020, 16:47, Kosova & Bota CNA
Bie numri i viktimave nga COVID-19 në Itali/ 570 humbje jetësh në

Italia ka pësuar një rënie të lehtë sa i përket numrit të viktimave pasi në 24 orët e fundit janë shënuar 570, 40 më pak  se një ditë më parë.

Ndërkohë mbi 1 mijë e 900 raste të reja janë regjitsruar duke e çuar numrin total të të infektuarve në 147 mijë e 577.

Përsa i përket numrit total të viktimave, Italia shënon 18 mijë e 849 humbje jetësh.
Mosha mesatare e viktimave është 80 vjeç ndërsa shumica e tyre janë meshkuj me patologjira të tjera shoqëruese.

Kreu i Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali, Silvio Brusaferro tha se “Kurba na tregon qartë një situatë rënieje dhe kjo është një shenjë pozitive, por nuk duhet të na lejojë të hedhim ulim vigjilencën?, duke shtuar se “Aksionet e ndërmarra janë të rëndësishme por nuk duhet të mashtrojmë veten se situata është zgjidhur. Masat janë thelbësore për të ruajtur kurbën e infeksionit dhe uljen deri në pragun kur një i infektuar mund të infektojë vetëm një?./CNA.al

Lajmet e fundit nga