Connect with Us

U kallëzua nga PD-ja/ SPAK nis hetimet për tenderin e ushqimeve

Kronika

U kallëzua nga PD-ja/ SPAK nis hetimet për tenderin e ushqimeve

Publikuar

-

Prokuria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet ndaj ndaj Ministrisë së Mbrojtjes Olta Xhaçka lidhur me tenderin 1.5 milion euro për ushqimet dhënë një kompanie maqedonase, pas denoncimit tw PD-sw.

PD kallëzoi më 5 prill ministren Olta Xhaçkën për 6 vepra penale, konkretisht: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror”.

LEXO EDHE:  Kandidat për SPAK/ KPK rikonfirmon në detyrë Anton Martinin

Në kallëzimin e PD-së përfshihen edhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave në Ministrinë e Mbrojtjes, shoqëria Eyrovia sh,p,k , me administratot Emir Shefiti dhe Xpert System me adminsitrator Renald Gova.

Kallëzimi penal mban firmën e sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shkelën urdhërin e qarkullimit/ Policia ndëshkon 262 qytetarë të pabindur

Publikuar

-

Nga

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Policia e Shtetit bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 29 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Janë proceduar penalisht 3 shtetas, 1 në Tiranë, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë; 1 në Korçë dhe 1 Gjirokastër, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 262 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 6 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

LEXO EDHE:  Foto-Skandali/ Anëtari i SPAK, “kapet mat” me Ulsi Manjën një ditë para kandidimit

LEXO EDHE:  “Do të veprojë si FBI”/ Hapet gara për drejtuesin e BKH

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Akuzat për fshehjen e pasurisë/ Shtyhet seanca paraprake ndaj Adriatik Llallës

Publikuar

-

Nga

Është shtyrë me një muaj seanca paraprake për akuzat ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Seanca ishte parashikuar më datë 7 por nuk u zhvillua.

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla akuzohet për refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim.

LEXO EDHE:  Zgjedhja e anëtarëve të SPAK/ Zbulohet vendimi i KLGJ-së

LEXO EDHE:  “E mbytur” në pasuri të patundshme/ Bejko lë Pogradecin për SPAK-un

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Konfirmohet pozitiv ndaj Covid-19 polici/ Vetëkarantinohen kolegët, dezinfektohet Drejtoria e Policisë së Tiranës

Publikuar

-

Nga

Një punonjës i Policisë së Tiranës është konfirmuar i prekur nga koronavirusi.

Ndërkohë, mësohet se kolegët e policit janë vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre.

Po ashtu mësohet se janë dezinfektuar ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe asaj të Përgjithshme.

LEXO TE PLOTE