LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si ndikon rrjeti 5G dhe kur mund të bëhet testimi i antikorpës/ Pipero mesazh qytetarëve

9 Prill 2020, 21:48, Lifestyle CNA
Si ndikon rrjeti 5G dhe kur mund të bëhet testimi i antikorpës/

Mjeku Pëllumb Pipero tha mbrëmjen e sotme se masat e marra nga qeveria janë të duhurat dhe theksoi se problemi zgjidhet vetëm duke respektuar këto masa.

Më tej ai deklaroi edhe njëherë se transmetuesit më të rrezikshëm janë të infektuarit që nuk kanë simptoma. Mjeku u pyet edhe për analizën e antikorpës për të parë nivelin e infektimit në vend.

“Koha më e mirë për të bërë testime për të parë nivelin e antikorpës, për të parë sa përqind e popullsisë është infektuar, duhet të paktën një periudhë tre mujore. Ne sugjerojmë 6 muaj por edhe tre mund të bëhet”, u shpreh ai në një lidhje me emisionin “Opinion”.

Ndërkohë, për rrjetin 5G Pipero deklaroi se nuk ka asnjë ndikim, ndërsa në fund të fjalës së tij dha sërish një mesazh për qytetarët.

“Dua t’i falenderoj qytetarët për respektimin e masave. Do i falenderoja shumë më shumë nëse do të na dëgjonin dhe edhe pak. Jemi në rrugë të mbarë dhe shpresoj shumë shpejt të jemi faqebardhë”, nënvizoi mjeku./ CNA.al

Lajmet e fundit nga