LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shiste bukë të prera/ Gjobitet furra e bukës në Korçë

9 Prill 2020, 16:42, Sociale CNA
Shiste bukë të prera/ Gjobitet furra e bukës në

Gjatë ditës së sotme trupat inspektuese të Drejtorive Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kontrolluar subjektet ushqimore për garantimin e sigurisë ushqimore, si edhe monitorime apo këshillime në kuadër të respektimit të masave të shtuara për mospërhapjen e Covid-19.

Sipas njoftimit të AKU, janë kryer 100 monitorime dhe kontrolle zyrtare.

Bëhet me dije se është vendosur 1 masë administrative ?gjobë? në vlerën e 50 mijë lekëve në një subjekt me aktivitet “furrë buke? në Korçë, pasi u konstatua se tregtonte bukë të prera në shkelje të aktit normativ.

Gjithashtu është dhënë 1 masë administrativë “paralajmërim” në një subjekt me aktivitet ?furrë buke? në Berat, në të cilën nuk u vërejt të tregëtohej bukë e prerë, por në ambientet e tregtimit ndodhej prerësja e bukëve. Është bërë bllokimi dhe është lënë afat për largimin e saj nga ambientet e punës.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën thirrje të vazhdueshme të gjithë Operatorëve të Biznesit Ushqimor që të zbatojnë me rigorozitet të gjitha masat e marra nga AKU për shmangien e përhapjes së Covid-19./CNA.al

Lajmet e fundit nga