Connect with Us

Përballja me koronavirusin/ Trump kritikon kreun e OBSH-së

Bota

Përballja me koronavirusin/ Trump kritikon kreun e OBSH-së

Publikuar

-

Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi kreun e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili bëri thirrje për unitet dhe solidaritet global pasi zoti Trump akuzoi agjencinë e OKB-së si “mbështetëse të Kinës” dhe kërcënoi se do të pezullonte fondet amerikane për të.

Në një kohë kur Organizata Botërore e Shëndetësië duhet të përqendrohet në trajtimin e pandemisë së koronavirusit, ajo po përballet me kritika nga donatori i saj më i madh.

Presidenti amerikan Donald Trump akuzoi OBSH-në se nuk ishte mjaft agresive në përballjen me virusin Covid-19 dhe kërcënoi se do të pezullonte fondet për të.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus u përgjigj duke bërë thirrje për unitet dhe paralajmëroi kundër politizimit të krizës.

“Covid-19 nuk duhet të përdoret për pikë politike. Ka shumë mënyra të tjera për të provuar veten.”

Presidenti Trump u kundërpërgjigj, duke thënë:

“Duke folur për politizim, ai vetë po e politizon çështjen. Nuk duhet të jetë kështu, por shikoni ne kemi shpenzuar 450, gati 500 miliardë dollarë vitin e kaluar. Kemi kontribuar qindra miliarda dollarë në vitet e kaluara. Dhe ata duhet të prodhojnë rezultate më mira.”

Presidenti Trump akuzoi OBSH-në se ishte e ngadaltë në reagimin ndaj pandemisë, pavarësisht se e shpalli koronavirusin si një emergjencë ndërkombëtare të shëndetit publik disa javë përpara se Shtetet e Bashkuara të shpallnin emergjencën kombëtare.

Presidenti Trump gjithashtu e akuzoi agjencinë e OKB-së si “Kino-centriste”. OBSH-ja ka vlerësuar reagimin e Kinës ndaj pandemisë, dhe kritikët thonë se ajo mund të ketë patur besim më shumë se ç’duhej te

Pekini, i cili fillimisht u përpoq të mbante të fshehtë shpërthimin e koronavirusit në Wuhan.

LEXO EDHE:  Duma i përgjigjet kritikave të socialistëve/ "Krizat zgjidhen vetëm nga politika reale, duhet të mësohen"

“Ekziston një shqetësim legjitim në lidhje me OBSH-në, që ndoshta po përkëdhel Kinën. Ekzistojnë disa prova për këtë, megjithëse mbetet për t’u parë, ne vërtetë nuk e dimë këtë. Gjithashtu ka një shqetësim se mbase administrata e Presidentit Trump po e përdor këtë si një objektiv për të larguar vëmendjen nga reagimi i saj mjaft i vonshëm dhe joefektiv ndaj pandemisë”, thotë Robert Daly, ekspert i Qendrës Wilson.

Në të njëjtën ditë që Presidenti Trump kërcënoi OBSH-në me pezullim fondesh, Shtetet e Bashkuara njoftuan një ndihmë shtesë prej 225 milionë dollarësh për të intensifikuar përpjekjet kundër përhapjes së koronavirusit në të gjithë botën.

“Kjo është një ndihmë shtesë veç fondeve prej afërsisht 274 milionë dollarësh që ne tashmë ua kemi shpërndarë 64 vendeve të globit.”

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo tha se ndihma është pjesë e vazhdimit të udhëheqjes globale amerikane në përpjekjet kundër pandemisë, që disa analistë e konsiderojnë si të munguar.

“Nëse duam të mbetemi një fuqi globale, një nga gjërat që bota pret nga ne si fuqi globale është të ndihmojmë në zgjidhjen e këtij problemi. Ne duhet të shihemi se po përpiqemi të zgjidhim problemin global të koronavirusit, sepse nëse nuk e bëjmë këtë, Kina me kënaqësi do të mbushte boshllëkun dhe do të promovonte angazhimin e saj”, thotë Daniel Runde, ekspert i Qendrës për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike në Uashington.

Publikisht, Presidenti Trump ka mirëpritur rolin global të Kinës kundër pandemisë. Në fillim të këtij muaji ai tha se e sheh si një gjë pozitive nëse Pekini ndihmon vendet e tjera./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Masakra e Srebrenicës/ Presidenti gjerman: Zbardhja e së shkuarës është premisë pajtimi

Publikuar

-

Nga

Masakra e Srebrenicës/ Presidenti gjerman: Zbardhja e së shkuarës është premisë pajtimi

Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier me rastin e ditës përkujtimore 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë tërheq vëmendjen për zbardhjen e mëtejshme të këtij kapitulli.

“Kujtesa për vuajtjen dhe dhimbjen është kompenentja kryesore për pajtimin. Në të bën pjesë gjithashtu edhe zbardhja penalisht e asaj që ka ndodhur”, tha Steinmeier në një video-mesazh në ceremoninë qendrore të shtunën (11.07). Por me kaq nuk është realizuar gjithçka. „Duhet të ndërtohen ura lidhëse, atje ku janë shkatërruar lidhjet e vjetra. Duhet krijuar besimi, aty ku ka vringëlluar retorika plot urrejtje e luftës. Duhet vendosur filli i bisedimit, aty ku për shumë kohë nuk është thënë më asnjë fjalë”, tha presidenti i Gjermanisë.

Gjatë një masakre të njësive serbe nën drejtimin e Ratko Mladiç gjatë luftës së Bosnjes më 13 deri më 17 korrik 1995 u vranë mbi 8.100 burra boshnjakë.

Steinmeier theksoi, që plagët, që u shkaktuan para 25 vjetësh, nuk janë shëruar ploitësisht. „Për këtë përgjegjëse është edhe retorika e përsëritur, e cila vendos në epiqendër atë çfarë ndan, ndërkohë që duhet të dominonjë vlerat e përbashkëta, ndarja bashkarisht e shqetësimeve dhe problemeve, dëshira për një të ardhme për fëmijët në një Bosnje-Hercegovinë europiane”,  tha ai.

LEXO EDHE:  “Situata është shumë serioze”/ Pipero: Nëse qytetarët nuk zbatojnë rreptësisht masat, qetësia është e rreme

LEXO EDHE:  Duma i përgjigjet kritikave të socialistëve/ "Krizat zgjidhen vetëm nga politika reale, duhet të mësohen"

Këtë të shtunë bëhet varrimi i tetë viktimave të masakrës së Srebrenicës në Qendrën e Memorialit në Srebrenicë, ku janë identifikuar eshtrat e tyre gjatë muajve të kaluar. Në ceremoni fillimisht ishte planifikuar të merrnin pjesë deri në 100.000 vetë. Por në sfondin e pandemisë Corona organizatorët përballen me kufizime të shumta. Kjo vlen edhe për marshimin e paqes të planifikuar me pjesëmarrjen e rreth 10.000 vetëve.

Me rastin e kësaj ceremonie përkujtimore presidenti gjerman Steinmeier „u uroi të gjithë aktorëve politikë të kenë guximin e duhur që më në fund të përballen me trashëgiminë historike dhe bashkarisht të mbështesin zbardhjen shoqërore të saj”. Ky është kushti për një zhvillim paqësor dhe të qendrueshëm të vendit dhe të të gjithë rajonit në rrugën drejt Europës, sipas tij.

Ky det me shtylla të bardha (memoriali), tregon se ku mund të çojnë fjalimet dhe veprimet e mbarsura me urrejtje, nënvizoi presidenti gjerman. “Eshtë detyrë dhe përgjegjësi e ne të gjtihëve që të konceptojmë një të ardhme të përbashkët – të çliruar prej urrejtjes dhe dhunës”, theksoi presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier./ DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Beogradi në flakë/ “Ndizen” edhe qytete të tjera të Serbisë

Publikuar

-

Nga

Beogradi në flakë/ “Ndizen” edhe qytete të tjera të Serbisë

Sërish mbrëmjen e djeshme, Beogradi është përfshirë nga protesta të dhunshme, ku qindra protestues u përleshën me policinë jashtë parlamentit të Serbisë.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shtyrë prapa protestuesit dhe për t’i parandaluar ata të hynin në ndërtesën e parlamentit.

Prej datës 7 korrik, Beogradi është përfshirë nga protestat kundër masave ndaj pandemisë.

Ndërkohë, duket se këto protesta janë kthyer në një lëvizje kundër qeverisë dhe po zhvillohen edhe pse është ende në fuqi  masa e ndalimit të tubimeve të më shumë se 10 personave, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

LEXO EDHE:  13 vjeçari në Britaninë e Madhe humb jetën nga koronavirusi/ Familjarët: S’kishte probleme të tjera shëndetësore

LEXO EDHE:  Arta Dade kritika të ashpra Edi Ramës/ E trajton PS-në si pronë të tij

Protesta kishte edhe në Novi Sad. Ashtu si në mbrëmjet e mëparshme, protestuesit mbartën një pankartë me mbishkrimin “Kushdo që të rrah me një shkop, ti i jep një revolucion”.

Mediat serbe raportojnë për protesta edhe në qytetet, Valjevo, Nish, Leskovac, Pirot, Vranje. Deri më tani janë arrestuar 70  persona.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Përplasjet në Kuvend/ Vjosa Osmani denoncon në polici deputetin: Më kërcënoi fizikisht

Publikuar

-

Nga

Përplasjet në Kuvend/ Vjosa Osmani denoncon në polici deputetin: Më kërcënoi fizikisht

Seanca parlamentare e ditës së djeshme në Kuvendin e Kosovës, është shoqëruar me përplasje dhe debate të forta, ku është përfshirë edhe Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani.

Osmani ka ndërprerë seancen pas përplasjes me deputetin e LDK, Xhavit Ukaj.

Ndërkohë, lidhur me këtë incident ka reaguar vetë kryetarja e Kuvendit, e cila në një postim në rrjetet sociale shkruan se ka denoncuar deputetin e LDK-së në polici.

Osmani shprehet se Ukaj e ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent.

“Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici. Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ne i kthehemi punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit. Ka tema të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siç është menaxhimi i pandemisë dhe nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, ka shkruar Osmani.

LEXO TE PLOTE