LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Bledi Mane/ 15 shuplaka të merituara që na dha Covid-19

9 Prill 2020, 13:34, Opinione CNA
Nga Bledi Mane/ 15 shuplaka të merituara që na dha Covid-19

Nga Bledi Mane-Public Enemy

1-Qurret nuk shfryhen në rrugë ndërsa gishtat me qurre nuk fshien te shtylla

2-Edhe lekët që ke vjedhur, edhe eurot që ke bërë me kurva e me drogë janë bartëse të Coronavirusit

3-Pistoletën dhe kallashin që mban në shtëpi futi në bythë se Coronavirusi nuk ka frikë nga armët

4-Trashja e zërit në lagje dhe gangsterllëku në qytet nuk kanë vlerë te Spitali Infektiv

5-Nuk i laje duart 3 herë në ditë dje se të dukej vetja si homo, sot që i lan duart 11 herë ditë si te duket vetja?

6-Mos mbill përçarje krahinore se Coronavirusi ishte për qokë edhe në Tropojë edhe në Vlorë

7-Mos mbill urrejtje fetare, këtë muaj keni Pashkët dhe Ramazanin ndaj Coronavirusi ua mbylli kishat edhe xhamitë

8-Tentoni të bëni sot zgjedhje parlamentare dhe do ta shikoni kush do marrë më shumë vota Luli, Edi, Mona apo Corona?

9-Coronavirusi nuk ka nevojë për silikon te bythët dhe te cicat, ai u bë i famshëm brenda 3 muajve në gjithë botën

10-Bëre vrasje, i dhe 100 mijë euro gjykatësit, të fali 25 vjet burg, dole në rrugë takove shokët…

Erdhi Coronavirusi pa asnjë lekë dhe ta mori jetën. Po të ishe në burg do kurseje edhe eurot, do ishe ende gjallë

11-Gjyshet dhe gjyshërit sakrifikojnë gjithmonë për ne, ata i dolën para Coronavirusit dhe po mbrojnë brezat e rinj

12-Coronavirusi nuk ka më besim te Ministria e Arsimit, në komisionin për përzgjedhjen e studentëve të mjekësisë kryetar dhe anëtar do jetë vetë virusi

13-Në mënyrë taksative dhe të prerë Coronavirusi vendosi ti heqë titullin “Doktor” pensionistit Sali Berisha

14-Pasi tentoi të vizitonte qytetin e Gjirokastrës Coronavurusi u largua i lebetitur. Nuk qëndroi as gjysëm ore kur pa raftet e supermarketeve plot për plot me letra higjenike

15-Mbrëme në një motel në Sauk kishin fjetur katërshe në një krevat Petrit Vasili, Andi Bushati, Corona Virusi dhe Fatos Lubonja. Në mëngjes herët pastrusja e motelit njoftoi policinë pasi u gjet i vdekur Coronavirusi

07:04 Opinione

Vendi im i parë

Nga Ilir Levonja* Vendi im ka një hero kombëtar, një viziona...

Lajmet e fundit nga