LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Janë në front të parë të betejës/ Kisha Orthodhokse Autoqefale dhuron donacione për policinë

9 Prill 2020, 13:50, Kronika CNA
Janë në front të parë të betejës/ Kisha

Policia e Shtetit është në front të luftës gjatë këtyre ditëve ku duhet të përballemi me pandeminë e koronavirusit dhe efektivët janë shumë të rrezikuar.

Mirëpo, qeveria nuk ka vendosur asnjë shpërblim për ta dhe shpesh akuzohet se nuk janë marrë as masa për mbrojtjen e tyre. Nisur nga kjo situatë, de sotme komunitetet fetare kanë ardhur ndihmë dhe mbështetje për policinë.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë i ka dhuruar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, 1000 maska, 1000 doreza dhe 110 litra dezinfektant për mbrojtjen e punonjësve.

Hirësia i Tij, Asti Bakallbasi u shpreh: ?E kishim menduar prej kohësh, por tani mundëm që t?i siguronim. Ofrojmë dhe ne diçka, meqenëse ju jeni në frontin e parë të luftës. Ne ju kemi në lutjet tona të përditshme. Zoti qoftë me ju, t?ju ndriçojë dhe t?ju fuqizojë?.

Ndërkohë, drejtori i DVP Tiranë Rebani Jaupi është shprehur: ?Ju falënderojmë për këtë kontribut dhe që na keni futur në listën e prioriteteve, pasi misioni juaj i vërtetë është që të ndihmoni njerëzit në nevojë. Policia ka nevojë për mbështetje në këtë situatë, pasi jemi në frontin e parë të luftës kundër këtij armiku të padukshëm. Dëshiroj që nëpërmjet jush t?u jap një mesazh të gjithë qytetarëve, të cilët në këto ditë të vështira të vazhdojë të ruajnë me rigorozitet të gjitha ato orientime të cilat qeveria dhe mjekësia i jep. Të ruajmë njëri-tjetrin. Gjesti juaj nëpërmjet këtyre maskave na ndihmon shumë që në kontaktin që ne kemi me qytetarët t?i mbrojmë ata, të mos i infektojmë familjarët tanë, kështu që zinxhiri të ndërpritet?.

Policia e Shtetit, bashkë me mjekët, infermierët, forcat e armatosura, zjarrfikëset dhe një sërë profesionesh tjera, mbeten në vijën e parë të frontit për përballjen e Koronavirusit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga