LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Gjurmim i rasteve derë më derë, ditën e natën”/ Manastirliu i përgjigjet akuzave të opozitës

9 Prill 2020, 17:55, Lifestyle CNA
“Gjurmim i rasteve derë më derë, ditën e

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i është përgjigjur opozitës e cila vazhdimisht e akuzon për numrin e ulët të testimeve ndaj koronavirusit.

Manastirliu thotë se pakkush e di se çfarë pune bëhet në terren nga epidemiologët që gjurmojnë rastet derë më derë ditën e natën.

?Shumëkush flet për testimet por pakkush e di se çfarë pune bëhet në terren nga #epidemiologët tanë, që gjurmojnë rastet derë më derë, rrugicë më rrugicë, ditën dhe natën, pa u lodhur e pa u ankuar, duke bërë të pamundurën për të kapur në kohë rastet dhe për të frenuar përhapjen e epidemisë?, shkruan Manastirliu.

Ajo shpreh ?mirënjohje për ekipin e shkëlqyer të epidemiologëve nga veriu në jug, të cilët po bëjnë një punë shembullore për gjurmimin e rasteve me #COVID19 dhe izolimin e vatrave në territor?./CNA.al

Lajmet e fundit nga