Connect with Us

Faljet e kamatvonesave dhe faturat/ Çela: Dritat do paguhen, është shërbim

Sociale

Faljet e kamatvonesave dhe faturat/ Çela: Dritat do paguhen, është shërbim

Publikuar

-

Administratori i OSHEE Adrian Çela ka shpjeguar mbrëmjen e sotme se si funksionon falja e kamatvonesave të qytetarëve.

Çela tha në një lidhje me emisionin “Opinion” se kamatvonesat do t’i falen vetëm abonentëve që kanë lidhur një kontratë me OSHEE-në dhe periudha e faljes do të jetë deri në dhjetor të 2019-ës dhe jo për 3 muajt e fundit.

Ai theksoi se për abonentët që nuk kanë një kontratë të lidhur duket ta lidhin në zyrat e OSHEE-së dhe që nga ai moment do t’i zerohen.

“Kusht që ata të përfitojnë faljen e kamatës është që të kenë një aktmarrëveshje valide me OSHEE-në. Ata që nuk e kanë një të tillë por kanë detyrime të vjetra, gjithashtu duhet të nënshkruajnë brenda Qershorit një aktmarrëveshje për të përfituar faljen e kamatës. Që nga dita e hënë, të gjithë ata abonentë që e kanë patur këstin e pagesës së aktmarrëveshjes pas datës 14 duhet të paraqiten në zyrat e OSHEE për të bërë riskedulimin e saj dhe reflektimin e faljes së kamatës”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  “Bashkë do ia dalim”/ Mesazhi prekës i bluzave të bardha

Më tej, Çela foli edhe për faljen e faturës së dritave gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit. Administratori i OSHEE deklaroi se mënyrë absolute se dritat nuk do të falen, pasi e cilësoi si shërbim.

“Është shërbim siç merren ushqimet, merret dhe uji. Ne punojmë gjatë gjithë kohës. Në momentin që flasim unonjësit e OSHEE po punojnë në zonën e Unazës së Re për një problem që kishte atje. Përsa kohë ne ofrojëm shërbim, duhet të paguajnë”, u shpreh ai, ndërsa shpjegoi mënyrat e pagesës.

“Ne u kemi krijuar shumë mundësi qytetarëve për të paguar energjinë, përveç sporteleve online, me postën, përmes aplikacionit”, tha ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Publikuar

-

Nga

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ka bërë thirrje kamarierëve të mos mbajnë doreza.

Sipas Bratajt, mbajtja e dorezave është burim hepatitesh pasi ato nuk ndryshohen sa herë i shërbehet klientëve të ndryshëm.

“Kamarierët mos përdorin dorezat sepse nuk i ndërrojnë sa herë i shërbejnë klientëve. Nuk kanë qenë asnjëherë të detyruara, kanë qenë të rekomanduara. Dorezat janë burim hepatitsh për vetë njerëzit, sepse t’i mbash 8 ore krijojnë problem”, tha Brataj më “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pastori rrëfen dramën e motrave Josifi/ “Blerta ka parë babain teksa është vetëvrarë”

Publikuar

-

Nga

Pastori rrëfen dramën e motrave Josifi/ “Blerta ka para babain teksa është vetëvrarë”

Pastori Fitor Muça, i ftuar mbrëmjen e sotme në  emisionin “Opinion”, ku po mflitet për dramën e familjes Josifi, ai tha se i kishte njohur Blertën dhe Anisën gjatë kohës që ato frekuentonin kishën “Rilindja”, që ai drejton.

Pastori bëri me dije se vajzat janë shkëputur prej këtij besimi që në vitin 2013, ndërsa i ka cilësuar vajza të mira.

Ai tregoi dhe se Blerta ka qenë dëshmitare dhe ka parë të atin teksa është hedhur nga ballkoni i pallatit.

“Përsa i kam takuar dukeshin nomale madje mund t’i cilësoja vajza të mira. Të paktën në atë kohë po. Me sa di ato kanë kaluar trauma të mëdha. Blerta ka qenë dëshmitare dhe ka parë të atin teksa është hedhur nga ballkoni i një pallati përballë. Këtë unë nuk e dija atëherë, tani po e marr vesh. Kjo dramë është mbajtur e fshehur në mënyrë të veçantë, sa të mos kuptoje që kishin kaluar diçka të tillë. Nënën e tyre nuk e kemi takuar fare. Blerta thotë që ne kemi qenë deri në moshën 15 vjeçare dëshmitare të Jehovait dhe këtë ma vërtetojnë edhe besimtarë të kishës sonë që janë nga Përmeti. Më pas kanë shkuar në kishën Ungjillore në Përmet. Kur kanë ardhur në Tiranë, derisa kanë qenë pjesë e ungjillorëve atje, janë bërë pjesë e ungjillorëve edhe në Tiranë. Fundi i vitit 2009 fillimi i vitit 2010, kanë ardhur në kishën “Rilindja”. Ato janë larguar nga kisha Ungjillore në vitin 2013. Udhëheqësja që ka patur edhe Blertën pjesë të grupit është larguar në SHBA në vitin 2015. Ajo thotë që Blerta është larguar prej kishës gati dy vite më parë. Kisha “Rilindja” nuk ka qenë stacioni i tyre i fundit. Sikurse dëshmitari foli, e ka takuar Blertën dhe Anisën duke bërë punën e dëshmitarëve të Jehovait”, u shpreh pastori duke shtuar se Dëshmitarët e Jehovait nuk janë të krishterë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Historia e Kombinatit/ Klodiana Lala: Nëna dhe vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar

Publikuar

-

Nga

Historia e Kombinatit/ Klodiana Lala: Nëna dhe vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje të reja sa i përket aludimeve mbi sektin fetar në të cilin vajzat Josifi bënin pjesë.

Lala tha se dyshohet që vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar dhe me rituale të panjohura.

“Ka dyshime të forta që nëna dhe dy vajzat po ndiqnin një sekt që është i paregjistruar në vendin tonë. Të dhënat që janë gjetur në atë banesë flasin për një sket që mendohet se kryen rituale, që nuk janë të njohura deri më tani në Shqipëri”, tha Lala në “Opinion”.

LEXO EDHE:  “Ndryshimet në Kodin Penal/ Hajdari video-konferencë me ambasadoren Kim: Cënojnë Kushtetutën

LEXO EDHE:  A do ta “vrasë” koronavirusi urrjetjen në Ballkan?

Sipas të dhënave të deritanishme, është bërë e ditur se vajzat kishin frekuentuar për një periudhë “Dëshmitarët e Jehovait” dhe më pas “Kishën Ungjillore”. Por nëse të parët kishin mohuar faktin që ato të ishin pjesë e tyre, përfaqësuesit e Ungjillorëve, thanë se ato ishin shkëputur prej tyre që në vitin 2013./CNA.al

LEXO TE PLOTE