LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edison Ypi thurr lavde për mjekët shqiptarë/ Më të përgjegjshëm, më seriozë, më të përkushtuar

9 Prill 2020, 16:16, Sociale CNA
Edison Ypi thurr lavde për mjekët shqiptarë/ Më të

Në këtë kohë të vështirë për vendin tonë, ku mjekët janë në vijën e parë të zjarrit, gazetari Edison Ypi ka disa fjalë për ta.

Ypi thekson se në historinë modeste të Mjekësisë tonë nuk ka mjekë që kanë bërë ose po bëjnë të zeza të qëllimshme.

Sipas tij, mjekët tanë janë shqiptarët më të përgjegjshëm, më seriozë, më të përkushtuar, më të ndjeshëm, më të gatshëm për t?i shërbyer gjithkujt sa më mirë.

?Pa folur për liderët dhe pushtetarët shqiptarë që historikisht kanë vrarë e xhvatur e përgjakur, si dhe për historianët bythlëpirës apo dhe filozofët inekzistentë, po ashtu shkrimtarët, poetët, piktorët, skulptorët, kompozitorët, regjizorët, aktorët, kanë bërë një mijë e një të zeza.
Por edhe profesionistët, inxhinierët, arkitektët, projektuesit, deri edhe mësuesit e pedagogët tanë, kanë bërë të këqia që nuk mund të çbëhen, kanë bërë çmendurira. Mjekët jo. Mjekët kurrë. Bota ka pasur dhe ka mjekë kriminelë. Ne jo. Ne asnjë. Në historinë modeste të Mjekësisë tonë nuk ka mjekë që kanë bërë ose po bëjnë të zeza të qëllimshme. Mjekët tanë janë shqiptarët më të përgjegjshëm, më seriozë, më të përkushtuar, më të ndjeshëm, më të gatshëm për ti shërbyer gjithkujt sa më mire?, shkrua Ypi në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga