Connect with Us

“Covidi është Sudja me thasë me para”/ Rama i përgjigjet Bashës: Po ëndërroni

Politikë

“Covidi është Sudja me thasë me para”/ Rama i përgjigjet Bashës: Po ëndërroni

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërkesës së Partisë Demokratike për të miratuar paketën e re ekonomike për të ndihmuar biznesin.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ironizon kreun e PD-së, Lulzim Basha, ndërsa shkruan se po vazhdon avazin e vjetër 7×7=42.

Po ashtu kreu i qeverisë shkruan se PD ëndërron për protesta të mëdha, duke i thënë popullit sot se Covidi është Sudja me thasë me para.

LEXO EDHE:  Beteja me Covid-19/ Komiteti i ekspertëve noteriozi vendimet e qeverisë, nuk funksioni si institucion i pavarur

“LBPD nuk mendon si të ndihmojë,se as nuk do as nuk di, po vazhdon avazin e vjetër 7×7=42 dhe ëndërron protesta të mëdha nesër,duke i thënë popullit sot se Covidi është Sudja me thasë me para! Shqipëria do ta fitojë këtë luftë dhe LBPD do t’i mbetet vetëm turpi e dështimi i radhës”-shkruan Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Hapja e negociatave/ Krocia pro Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Publikuar

-

Nga

Ministri i Jashtëm Kroat Gordan Grlic Radman, është shprehur me nota positive për përmbushjen e kritereve për çeljen e negociatave nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas HRT, media e Kroacisë, ende nuk ka marrëveshje për t’i hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut për shkak të kundërshtimit të Bullgarisë.

Pasi ende ka disa vende që janë kundër hapjes  së negociatave me Shqipërinë nga hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD reagon për raportin e KiE/ Faktoi masakrën elektorale

Publikuar

-

Nga

Vijon procesi i votimit për kreun e Partisë Demokratike. Në listën e votuesve mungojnë emra që janë anëtarë të partisë. Pas denoncimit që bëri Edvin Kulluri, një tjetër emër nuk figuron në listën e kandidatëve. Deputeti në listën e Tiranës Ethem Aga nuk figon në listën e anëtarëve të oartisë, dhe si i tillë nuk ka të drejtë të votojë.

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Në një reagim zyrtar, PD thekson se raporti ka konfirmuar akuzat e tyre, se në zgjedhjet parlamentare ka pasur zyrtarë që kanë abuzuar me pushtetin dhe se është ushtruar presion ndaj vëzhguesve.

Gjithashtu, PD-ja thotë se në këtë raport evidentohen qartë “elementët e masakrës elektorale të 25 Prillit nga regjimi Rama-Doshi”.

Deklarata e plotë:

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës evidenton elementët e masakrës elektorale të 25 Prillit nga regjimi Rama-Doshi.

Në raportin e vëzhgimit të zgjedhjeve, Asambleja Parlamentare konfirmon se:

Zyrtarët publikë abuzuan pushtetin e funksioneve publike. Gjatë misionit kishte shumë raportime për ushtrim presioni ndaj votuesve, sidomos ndaj punonjësve të administratës publike për të votuar për partinë në pushtet.

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës është informuar nga qytetarë të ndryshëm, përfshirë edhe partitë politike, për një problem që është parë gjatë fushatës elektorale, në veçanti për blerjen e votave, presionet mbi votuesit, veçanërisht mbi nëpunësit civilë dhe keqpërdorimin e burimeve të administratës. Delegacioni i Asamblesë i dënon fuqimisht këto praktika dhe i bën thirrje autoriteteve kompetente në Shqipëri që të bëjnë çfarë është e mundur që të t’i japin fund këtyre parregullsive dhe të rrisin besimin e zgjedhësve në proceset zgjedhore.

LEXO EDHE:  Basha ndryshon mendje për Reformën Zgjedhore/ Ja vendimi i papritur

LEXO EDHE:  Berisha “Non-Grata” nga SHBA/ Ngjela: Proces historik për një ish president që ka pasur afekt ndërkombëtar

Gjatë fushatës elektorale media publikoi databazën me të dhënat personale e cila përdorej nga PS për të ushtruar presion. Rrjedhja e të dhënave sensitive personale, përfshirë preferencat politike të qytetarëve, janë shqetësim serioz dhe i bëjnë votuesit vulnerabël.

Misioni vëzhgoi momente presioni mbi votuesit. Një person u pa teksa tërhiqte një tjetër drejt Qendrës së Votimit, pasi votuesi kaloi procedurën e verifikimit ai u mor me një anë dhe u instruktua si të votonte. Në të njëjtin Rajon u dëshmua një rast i shpërndarjes së parave pranë qendrave të votimit. Një tjetër ekip i Asamblesë Parlamentare vërejti propagandë elektorale për një parti gjatë votimit brenda një qendre votimi.

Shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit krijoi paqartësi dhe pasiguri, si dhe vështirësi për zbatimin e ndryshimeve të njënashme. Procedura për ndryshimet e njënanshme, që dhunuan marrëveshjen e 5 Qershorit, ishte e përshpejtuar, u bë me nxitim, dhe pa konsultime. Ndryshimet e njënashme u bënë 9 muaj para zgjedhjeve në kundërshtim me Kodin e Praktikave të Mira të Komisionit të Venecias, ku sugjerohet një periudhë 12 mujore për ndryshimet, sidmos për ndryshimet në sistem.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dritan Leli pezullon mbledhjen e Këshillit Bashkiak/ “Nuk mund të zhvillohet, masat janë akoma në fuqi”

Publikuar

-

Nga

Kreu i Bashkisë së vlorës, Dritan Leli ka reaguar pas përgjigjes së Ministrisë së Shëndetësisë përsa i përket zhvillimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

Leli sqaron se kreu i bashkisë dhe administrata do të zbatojnë rregullat anticovid të vendosura nga qeveria për të shmangur mbledhjet dhe grumbullimet deri në datën e vendosur, 01.07.2021.

Duke iu uruar një ditë të mbarë pune jam sipas kërkesës për të zhvilluar një mbledhje jashtë radhe për problematikat.

Në 21.006.2020 i ka kthyer këtë përgjigje Migena Ballës, “Administrata dhe Leli vlerëson me përgjegjësi maksimale ushtrimin e funksioneve dhe me po këtë ndjenjë vlerëson rolin e Këshillit Bashkiak, nisur nga ky vlerësim, deklarojmë se është keqkuptuar se administrata e Bashkisë e ka penguar qëllimisht mbajtjen e mbledhjes, sa i përket pretendimit të disa këshilltarëve për tejkalim të kompetencave nga ana e kryetari të Bashkisë, është i pabazuar se administrata nuk ka pasur asnjë pretendim për datën, kjo për faktin se kryetari i Bashkisë dhe administrata ishin të gatshëm në platformën Zoom për mbledhjen, siç është dhe sot.

Për korrektesë nga ana e administratës është vënë një informacion mbi problematikat, në rastin konkret nuk ka qenë qëllimi i Bashkisë që të pengojë këshilltarët të hyjnë në ambientet e Teatrit “Petro Marko”, pasi nuk ka diskutim që këshilltarët janë pjesë e Bashkisë dhe godina është ambient publik. Ka një keqkuptim nga ana juaj ku i referoheni nenit 9 të ligjit të 2015 për vetëqeverisjen vendore, pasi nuk ka të bëjë me tjetërsim për pronën.

Mbledhja jashtë radhe në sallën “Petro Marko”, nuk mund të zhvillohet se masat janë akoma në fuqi. Zhvillimi i mbledhjeve në ambiente të mbyllura do të ndryshojë pas datës 01.07.2021. Administrata e Bashkisë do të jetë në dispozicion. Do kërkojë mirëkuptimin që t’i kursenin një shfaqje e panevojshme qytetarëve në mesin e zhvillimit të sezonit turistik,, iu kam shpjeguar se zhvillimi i mbledhjes është i pamundur pasi janë në fuqi masat anti-COVID”, shprehet Leli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE