LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohen dy persona/ Sekuestrohet drogë, një automjet, telefona celularë dhe peshore

9 Prill 2020, 07:06, Kronika CNA
Arrestohen dy persona/ Sekuestrohet drogë, një automjet, telefona

Policia në Durrës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, duke vënë në pranga dy persona.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në vijim të operacionit “HIGH QUALITY”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në kuadër të të cilit u sekuestrua 0.5 kg lëndë narkotike e llojit heroinë dhe kokainë, si dhe një sasi e konsiderueshme parash, e përfituar nga shitja e lëndës narkotike dhe u vunë në pranga 3 shtetas (organizatori, shpërndarësi dhe bashkëpunëtorja e shpërndarësit të lëndës narkotike), operacioni ka vijuar për evidentimin dhe goditjen e personave të tjerë që ushtrojnë këtë veprimtari kriminale.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit: D. M., 32 vjeç dhe L. M., 57 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. M., në lagjen nr. 14, Durrës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 124 doza me lëndë narkotike kokainë dhe një peshore elektronike, ndërsa gjatë kontrollit të shtetasit L. M., në automjetin tip “Benz”, u gjetën dhe sekuestruan 2 doza kokainë, në total 63 gramë kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./ CNA.al

Lajmet e fundit nga