LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

71 raste të reja në Greqi/ Humbin jetën tre të infektuar

9 Prill 2020, 17:18, Kosova & Bota CNA
71 raste të reja në Greqi/ Humbin jetën tre të infektuar

71 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar ditën e sotme në Greqi, duke e dërguar në total numrin e të infektuarve në 1.955.

Media e shtetit fqinj Kathimerini raporton se gjithashtu tre pacientë kanë humbur jetën si shkak i COVID-19. Në total numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 86.

Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë Sotiris Tsiodras gjatë një konference tha se 518 të infektuar kishin pasur histori udhëtimi me jashtë shtetit, ndërsa 713 lidhen me raste të njohura në vend./ CNA.al

Lajmet e fundit nga