LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

15 vite burg kush shkel karantinën/ Andi Përmeti kundër absurdit juridik të qeverisë

9 Prill 2020, 11:17, Politikë CNA
15 vite burg kush shkel karantinën/ Andi Përmeti kundër absurdit

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka komentuar ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, lidhur me shtrëngimin e  ndëshkimeve për shkelësit e karantinës, apo thyerësit e rregullave të kufizimit të lëvizjes.

Përmeti shprehet hapur kundër ndryshimeve të propozuara, ndërsa i quan një absurd juridik.

“Nuk mund te tolerohet me i fshehur nen luften ndaj CoVid-19. Sot ne media qarkullojne ndryshimet ne Kodin Penal sipas oreksit momental te kyeministrit Rama. Duke shpresuar qe te mos jene zyrtare por nje qarkore e hedhur me dashje nga Fuga ne media po deklaroj kundershtine time absolute ndaj nje absurdi juridik te kesaj natyre.
Per te qene me te qarte me disa nga ndryshimet e propozuara:

-Mosbindja ndaj rregullave, vendimeve dhe urdhrave të nxjerra nga organet kompetente shtetërore për masat e marra gjatë gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendjes së fatkeqësisë natyrore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.
Shpjegim i thjeshte: Gjyshja me poshte (dhe mijera pensioniste por dhe njerez qe kane nje problem urgjent dhe nuk mund te presin me ore per te marre lejen nga aplikacionet e mbingarkuara te qeverise) rrezikojne te shkojne ne burg ose te ngelen pa ushqime e pa ilace.

-Po kjo vepër, e kryer në mënyrë të përsëritur dënohet me burgim nga tridhjetë ditë deri në një vit.
Shpjegim i thjeshte: Po kjo gjyshe (dhe mijera pensioniste dhe njerez ne kushte verferie ekstreme te cilet nuk posedojne smartphone) i duhet te ushqehen jo nje dite po ne menyre te perseritur dite mbas dite, pra i duhet te zgjedhin ushqim ose burgun.

-Moszbatimi i urdhrit të karantinës apo shkelja e rregullave të karantinës nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive ngjitëse, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë dhe me burgim deri në dhjetë vjet.
Shpjegim i thjeshte: Nuk mund te rrezikoje deri ne 10 vjet burg nje person jo mbartes i semundjes infektive. Eshte detyra e ketij shtetit qe e ka cuar mjekesine ne kolaps te plote nga PPP korruptive qe te testoje dhe te vertetoje kush eshte mbartes. Kush nuk eshte ka te drejten e plote te dale dhe nqs shkel urdherin te merret mase administrative. Burgu deri ne 10 vjet eshte nje shperthim sadist i nje personi qe cdo dite e me shume habit se deri ku mund ti coje ekperimentet me kete popull.

Dakort me cdo ndryshim ligjor kur nje person zyrtarisht i infektuar shkel masat e karantines duke sjell rrezik dhe pasoja ne shendetin e te tjereve.”

Lajmet e fundit nga