Connect with Us

Zjarri në Malin e Krujës/ Ndërhyhet me helikopter për të shuar flakët

Kronika

Zjarri në Malin e Krujës/ Ndërhyhet me helikopter për të shuar flakët

Publikuar

-

Një sipërfaqe pyjore në malin e Krujës është përfshirë nga flakët mesditën e djeshme.

Zjarri ka rënë në afërsi të fshatit Rranxë dhe paraprakisht dyshohet se është i qëllimshëm për të hapur kullota.

Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja nga toka e zjarrëfikësve ka qene e pamundur.

E ndërsa flakët vijojnë të jenë aktive prej 24 orësh, pasditen e sotme duket se ka ardhur dhe ndërhyrja nga ajri.

LEXO EDHE:  Asgjësohen 325 bimë narkotike në Kurbin, në pranga 49-vjeçari

Një helikopter i Forcave të Armatosura, po punon tashmë për izolimin e flakëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Rrugën e Arbërit

Publikuar

-

Nga

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Rrugën e Arbërit

Aksident më pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme tek rruga e Arbrit.

Behet me dije se aksidenit ka ndodhur në segmentin e ri të rrugës Ura e Çerenecit-Maqëllarë, ku viktimë ka mbetur shtetasi Rushit Rusi.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa kanë qenë banorë të zonës që kanë pikasur aksidentin.

Viktima dyshohet se ka qenë duke lëvizur në këmbë drejt fshatit Gjoricë, kur është goditur nga automjeti ende i paidentifikuar.

LEXO EDHE:  Përfshihet nga flakët toka e kullotave/ Zjarrfikëset pothuajse të pamundur ndërhyrjen

LEXO EDHE:  Zjarr në pallat/ 50 familje në panik

Sakaq uniformat blu po hetojnë për zbardhjen të aksidentit.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasen dy automjete në Korçë/ Tre të lënduar

Publikuar

-

Nga

Përplasen dy automjete në Korçë/ Tre të lënduar

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen10 në Korçë.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetër dhe për pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar.

Ata janë dërguar menjëherë në spital. Sakaq dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia bën namin në fundjavë/ Gjobiten rreth 3 mijë persona për mosmbajtjen e maskës

Publikuar

-

Nga

Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë fundjavës, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative, 2953 shtetas që nuk kanë zbatuar masat anticovid, 2923 prej tyre për mosvendosjen e maskës mbrojtëse.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë fundjavës, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 2490 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 433 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

LEXO EDHE:  Kurbin/ Zjarr në një kompleks blektoral

LEXO EDHE:  Mesjetë në Krujë/ Ky fshat ka 16 vite pa ujë të pijshëm

Gjatë kontrolleve në fundjavë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 3 subjekte të ndryshme që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 27 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

LEXO TE PLOTE