Connect with Us

Tërmeti në Korçë/ Arbeni merr malet, përfundon tek çobani

Satire Politike

Tërmeti në Korçë/ Arbeni merr malet, përfundon tek çobani

Publikuar

-

Një tërmet ka goditur Korçën mëngjesin e sotëm, me epiqendër fushën e këtij qyteti, por është ndier shumë edhe në zonat turistike përreth, në Voskopojë, Dardhë, Pogradec, dhe Prespë.

Qytetarët janë trembur. Shumë prej tyre kanë dalë jashtë, por më pas situata është qetësuar. Lëkundjet nuk kanë qënë shumë të forta, por në disa zona paniku ka qënë i madh.

Banorët e Dardhës thonë se turisti Arben, i cili prej disa javësh është ngujuar në sarajet e tij, nga frika e tërmetit kishte marrë mallet. Kishte lënë ç’kishte atje dhe ishte ngjitur sipër monopatit, nga frika e tërmetit. Në majë të malit, thoshte ai me vete, tërmeti nuk më zë.

Atje shkoi dhe pa një stan të vogël të një bariu, i cili kishte mbledhur dhënte, por edhe ai ishte zgjuar nga tërmeti, pasi kafshët e shkreta diçka kishin ndier. Por më shumë sesa kafshët termeti kishte trembur, zverdhur e llahtarisur Arbenin e shkretë. Ai rrugës kishte menduar shumë gjëra.

Kishte menduar kur kishte qënë udhëheqës i madh, kishte menduar kur kishte qënë kryetar partie, kishte menduar si fitonte miliona e miliona, si blinte biznese, si vendoste qindra miliona nëpër banka, si udhëtonte në Hollandë me pronarët e inceneratorëve dhe bëhej ortaku i tyre.

LEXO EDHE:  A trasmetohet koronavirusi nga kartmonedhat?/ Genc Sejko: Nuk kërkon vëmendje të veçantë

Si shkonte në Bullgari dhe firmoste biznese me aksione. Si bëhej menaxher i një televizioni. E rrugës duke menduar për mallet, kodrat e fushat e ulëta të Hollandës, ku kishte kaluar shpesh herë me miqtë e tij të ngushtë ai pa çobanin dhe në sytë e tij u duk një dritë shprese.

Çobani i shkretë u ndie keq, për të vetmuarin Arben që kishte marrë monopatin nga frika, dhe e pyeti a dontë të qëndronte pranë tij.

Arbeni nuk e bëri fjalën dysh, shkoi u fut nën gunën e çobanit, e shtrëngoi atë fort dhe diçka e ngrohtë e pushtoi thellë thellë.

Arbenin e zuri gjumi në krahët e çobanit, se çfarë ndodhi më pas askush nuk tregon asgjë.

Dihet vetëm që Arbeni nuk është kthyer në shtëpi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Satire Politike

Foto-lajm/ Gramoz Ruçi “bekon” dashurinë Rama-Meta

Publikuar

-

Nga

Mesa duket presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama i janë rikthyer “dashurisë” mes tyre.

Sikurse shikohet në foton më poshtë, takimi i tyre është shumë miqësor dhe të dy janë mjaft të buzëqeshur.

Fotoja më poshtë flet shumë dhe duket se dashuria jo vetëm është rikthyer, por ka edhe bekimin e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

LEXO EDHE:  Korçë/ Automjeti përfshihet nga flakët, 4 persona të lënduar

LEXO EDHE:  Tërmeti “shkund” Vlorën/ Qytetarët flenë jashtë

Kujtojmë këtu se Rama dhe Meta kanë një “dashuri” tepër komplekse, ndahen kur iu do puna dhe bashkohen sërish, po kur iu do puna.

Rama dhe Meta ndahen ndonjëherë për mospërputhje karakteresh, por “dashuria” e tyre rikthehet sërish pavarësisht ndërhyrjeve të jashtme nga faktorë si Lulzim Basha, që duan ti zënë vendin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

Foto-Deputeti më “trendy” që tërhoqi vëmendjen në parlament/ “Surprizon” me look-un e ri  

Publikuar

-

Nga

Deputeti opozitar Selami Jenisheri ka tërhequr sot vëmendjen në parlament, me ndryshimin që ka bërë në look-un e tij.

Në seancën e sotme parlamentare, ai është shfaqur me flokët të lyera në formë kapelon dhe baluket me vijë në mes.

Në momentin e marrjes së mandatin rreth një vit më parë, Jenisheri u shfaq në publik, me flokët e thinjura dhe pak më tradicional.

LEXO EDHE:  Korçë/ Automjeti përfshihet nga flakët, 4 persona të lënduar

LEXO EDHE:  A trasmetohet koronavirusi nga kartmonedhat?/ Genc Sejko: Nuk kërkon vëmendje të veçantë

Por mesa duket deputeti ka vendosur që sot të “surprizojë” me look-un e ri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

Qeveria hije e Lulzim Bashës/ Zbulohen detaje dhe emrat e ministrave të nesërm

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha ka shpallur së fundi qeverinë e tij hije. Pra, në daljet e tij publike ka thënë se rrotacioni është i garantuar dhe se ai do jetë nesër kryeministër, ç’ka i duhet që ai të ketë edhe kabinetin e tij.

Duke parë kryesinë, njerëzit e tij publikë, po ashtu edhe aleatët, u konfigurua edhe qeveria hije, që mund të kishte Basha, por kjo duket se ka sjellë përplasje të forta në Republikën e re.

Dje ne raportuam se qeveria ishte kontestuar, shumë zëra kishin dalë kundër dhe disa e kishin marrë me të qeshur e disa e kishin marrë edhe seriozisht.

Por, pas verifikimeve që bëmë, ne mësuam se Lulzim Basha po bën sërish ndryshime në qeverinë e tij. Ai listat i ndryshon ditë pas dite, për të parë se kush do jenë mënyrat më të mira për ta sjellë atë në pushtet, me elitën që ai ka nga pas.

Emrat e mbajtur rezervë  nga ai janë Arben Kashahu, i cili është Sekretar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, por me shumë gjasa ai do të jetë personaliteti i ardhshëm i Lulzim Bashës që do të marrë Ministrinë e Jashtme.

Endri Hasa bie nga kjo detyrë dhe ai shpreson të jetë zv.kryeministër dhe ministër për Teknologjinë.

                                Alfred Rushaj

Nga ana tjetër, pas përplasjeve të shumta mësohet se një post të rëndësishëm mund të marrë edhe Alfred Rushaj, i cili nga drejtues i Bordit Financiar, pritet të bëhet ministër i Shtetit për Diasporën.

Elisa Spiropalin në marrëdhëniet me parlamentin, mund ta zëvëndësojë një figurë tjetër  e rëndësishme e kryesisë së PD-së, siç është Izmira Ulqinaku.

Grida Duma vazhdon të ruajë pozicionin e saj si ministre e Brendshme.

Ndërkohë, emri i Klevis Balliut ka kaluar nga Mbrojtja tek Kultura. Ndërsa në ministrinë e Mbrojtjes pritet të shkojë një emër tjetër i rëndësishëm siç është Dhurata Cupi.

                                         Ivi Kaso

Ivi Kaso, i cili ishte zv.kryeministër dhe ministër i Shtetit për Biznesin, pritet që të maarrë një tjetër detyrë. Ai mund të jetë ministër për Rindërtimin, duke zëvëndësuar kështu Flamur Nokën, i cili ka refuzuar detyrën e dhënë për të zëvëndësuar Arben Ahmetajn dhe ndërkohë që do të zëvëndësojë Sandër Lleshajn ose Olta Xhaçkën.

Por, gjithësesi Mul Noka mund të jetë një emër i rëndësishëm që mund të zëvëndësojë ministren e Arsimit, Zonjën Besa Shahini.

Nga ana tjetër Ervin Salianji nuk do të jetë pjesë e qeverisë, pasi Luli nuk ka pranuar parimin e dy vetave nga e njëjta familje. Kështu në vendin e tij tek Mjedisi, pritet të shkojë një emër tjetër i rëndësishëm, siç është ai i Enno Bozdos.

Qeveria duket se do të ketë probleme dhe përplasjet kanë filluar.

Pas përmendjes së emrave të shumtë të cilët mund të jenë në qeveri, duket se kanë filluar të hapen orekset edhe të personazheve të tjera të Republikës së re.

LEXO EDHE:  Policia e Korçës zbardh një vrasje/ Ndalohet bashkëpunëtori i dytë

LEXO EDHE:  Ja kandidatët e PD në Korçë

Oriola Pampuri e shikon veten jo shumë të vlerësuar në qeverinë e Lulzim Bashës në atë çka ajo po jep dhe kërkon me çdo kusht të jetë zv.kryeministre dhe ministre e Shëndetësisë, duke lënë jashtë qeverisë Desada Metajn.

                   Odeta Male

Nga ana tjetër një kandidate që mund të jetë pjesë e kabinetit, është edhe Odeta. Kjo e njohur si personazhi “Odeta e kunatit”, kërkon me çdo kusht të ketë minimum një post, ndoshta nënkryetare Kuvendi, pasi në zgjedhjet e ardhshme emrin në listën për deputete, duket se e ka të sigurtë.

Më tej përplasjet po vazhdojnë edhe me aleatët, ku ashtu siç raportuam dje, disa personazhe kërkojnë poste të rëndësishme.

Dashamir Shehi kërkon të jetë zv.kryeministër me çdo kusht, por edhe Agron Duka nuk ngelet pa gjë.

Fatmir Mediu kërkon të marrë Ministrinë e Pushtetit Vendor, ku Lulzim Basha ka menduar Edmond Spahon, por nënkryetari i PD-së, së bashku me Edi Palokën, janë dhe pretendentë për kryetar Kuvendi, post të cilin kërkon ta mbajë vetë Vangjel Dule.

Nard Ndoka i cili ishte tek Arsimi, me shumë gjasa mund të jetë një ministër i Jashtëm dhe të zëvëndësohet me Flamur Nokën, i cili ishte tek Ministria për Rindërtimin.

Gjithësesi ata do të jenë pjesë e rëndësishme e kabinetit të Lulzim Bashës.

                              Nard Ndoka, Lulzim Basha

Nga ana tjetër mësohet se do të ketë edhe lëvizje të tjera që do të vijnë si pasojë e listës së kaandidatëve për deputetë.

Duke përcaktuar ministritë, Lulzim Basha është duke shtuar numrin e tyre. Nga reth 15 apo 16 aktuale, Lulzim Basha pritet t’i çojë ato në rreth 20 apo 22 ministri dhe pritet të ketë rreth 50 zv.ministra. Kështu mund të kënaqë edhe orekset e LSI-së.

Tani me këtë konfigurim të ri, qeveria hije e Lulzim Bashës pritet që të bëhet gati për të marrë pushtetin.

Ka edhe të tjerë personalitete brenda PD-së, që pretendojnë të jenë pjesë e kabinetit të Lulit. Por, duke parë këtë elitë dhe këta personazhe të rëndësishëm të botës intelektuale akademike, ekonomike dhe politike, pjesa tjetër stepet dhe nuk po kërkojnë asgjë hë për hë. Dhe janë gati duke pritur listat e kandidatëve për deputetë që Lulzim Basha do të përgatisë.

Por, CNA.al këtë do ta raportojë në ditët në vijim. Ne jemi duke u përpjekur për të zbuluar listën e mundshme të kandidatëve për deputetë të Republikës së re./ CNA.al

Plas në Republikën e re/ “Luftë” pas shpalljes së qeverisë hije

Zbulohet qeveria e Lulzim Bashës/ Emrat e kabinetit të Republikës së re

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: