Connect with Us

SPAK nis hetimet për maskat e skaduara/ Marrja në pyetje shtyhet për shkak të izolimit

Kronika

SPAK nis hetimet për maskat e skaduara/ Marrja në pyetje shtyhet për shkak të izolimit

Publikuar

-

Pas padisë së ngritur nga Partia Demokratike për maskat që i janë shpërndarë stafit mjekësor, mësohet se SPAK ka nisur punën  për hetimin e tyre.

Raportohet se SPAK e ka cilësuar padinë si kallëzim penal dhe ka filluar të hetojë dhe mbledhë dokumentacionin që Ministria e Shëndetësisë posedon për përdorimin e maskave, për të cilat PD pretendon se janë të skaduara.

Aktualisht ka nisur administrimi i praktikave dhe veprimeve të drejtuesve të ministrisë, ndërsa marrja në pyetje është lënë për një moment tjetër për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës në ditën e tretë të saj

Ende nuk është vendosur se kur do të merren në pyetje të paditurit për këtë çështje që ka bërë bujë dhe është denoncuar fort nga opozita./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“As shpërblim e as duartrokitje për këmishat blu”/ Sindikata kërkesë Ramës

Publikuar

-

Nga

Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë i është drejtuar me një kërkesë kryrministrit Edi Rama që të shpërblejë sa 50% e pagës neto mujore efektivët të cilët janë të rrezikuar më shumë se kushdo, në këto ditë të vështira që po kalon vendi nga Covid-19.

Kreu i Sindikatës Valentin Macaj shprehet se policët e rendit dhe të burgjeve janë përballë e në kontakt me virusin në cdo moment e pa masa mbrojtëse sipas standardeve të OBSH.

Qytetarët, ashtu sic brohoritën bluzat e bardha  të mjekësisë, duhet të bëjnë një gjest të tillë falenderues edhe për këmishat blu të ligjit, të cilët po sakrifikojnë për sigurinë e tyre!”, shprehet më tej ai.

Letra e plotë

As shpërblim e as duartrokitje për këmishat blu…?!

Po mbushet 1-muaj, qëkur pandemia covid-19  i mbylli shqiptarët  nën regjimin “arrest shpie” pa dhunë, por me kërcënimin e shtërngesës normative të qeverisë , e cila shikon zgjidhjen e problemit tek karantinimi social .

Kërcënimi global covid-19 ka nxjerrë  zbuluar gjithë sistemin botëror të shëndetësisë ,pasi i gjeti “gafil” e i ka turbulluar mendërisht nëpër protokolle që i ndërrojnë 3-4 herë në ditë, si dhe atë batalion shkencëtarësh që për vite të tëra na ngopën me  formula abstrakte , dështuan me sukses përballë  kësaj pandemie! -Me qindra shtetas shqiptarë janë infektuar nga ky virus e numri i viktimave është 2-shifror, ku nuk kanë shpëtuar as ata “ëngjëjt” mbrojtës  të mjekësisë. Cdo gjë është në ankth e pasiguri, pasi ky virus është tinëzar dhe vrasës aty ku nuk e pret dhe që nuk kursen as foshnjat në djep…!

Shërbimet e urgjencës mjekësore po mundohen të kryejnë me devotshmëri detyrën e tyre funksionale në shërbim të qytetarëve edhe pse duhet të sjellim në vëmendje se një pjesë e madhe e tyre është kualifikuar nëpër “kurse plepash”  e universitete private kundrejt shumave finanziare  për të marrë “kartonin” e profesionit. Për këtë fakt duhet të jemi të qartë si “kristali”, sepse nuk jemi “ufo” që  s’kuptojmë realitetin e dhimbshëm arsimor në  mjekësinë shqiptare..!-Pra, ky ishte njëri nga “produktet” e politikës mafioze shqiptare, që për një grusht votash, nuk pyeti se cfarë “brumi” po i dhuron mjekësisë varfanjake  në këta 20 vite pas ’97…! -Nejse, këtë fakt le ta lëmë mënjanë për një kohë tjetër më të paqtë, pasi situata është me të vërtetë e rëndë dhe po vë në rrezik të ardhmen social-ekonomike të kombeve të vogla, ku llogaria nuk bëhet me mijë-€/person por për kushte mbijetese, që nuk ka cfarë i “han miu pas darke” shumicës së shqiptarëve..!

Pa dashur  që ti marrim hakun askujt, duhet thënë se Infektivi i Tiranës, Sanatoriumi, Urgjencat e rretheve bashkë me stafet respektive mjekësore, janë “Heronjtë e Ditës” për qytetarët e ngujuar para TV e portaleve të lajmeve, biles kemi përshëndetur e mbështetur  iniciativat  për ti duartrokitur nëpër ballkone, e mirë kemi bërë….sepse duhet kurajo për të dhënë më të mirën e tyre në këtë situatë emergjence. Kemi duartrokitur të gjithë,pa hile e si në karantinë!

Në cdo lajm e në cdo emision nëpër TV kryesore të vendit,kemi dëgjuar e parë mjekë dhe specialistë, ku që të gjithë japin mendimet e tyre,që në disa raste nuk përputhen , por jemi munduar të marrim për bazë ato më profesionalet e pa ngjyrime partiake.

Nga fusha ligjore në fuqi si dhe Kodi i Punës, dijmë që pjesë thelbësore e shërbimeve të rëndësisë jetike, janë edhe punonjësit e policisë në rend e burgje, të cilët për asnjë cast nuk kanë lënë shërbimin, i cili është i ndërtuar në 3-turne me nga 8-orë pune, që në këtë situatë shkon nga 12-24 orë shërbim e gadishmëri bashkë, pa vakt ushqimor e pa ambjente pushimi.

LEXO EDHE:  Lufta për KLSH-në/ Kush është “asi në mëngë” i Ilir Metës  

LEXO EDHE:  Halimi: Kuvendi është mbushur me deputetë me rekorde kriminale

Pra, krahas mjekësisë që është e mbërthyer nëpër spitale  e ambulanca, paskemi edhe mijëra bijë e bija nënash që nën uniformë policie, janë përballë e në kontakt me virusin në cdo moment e pa masa mbrojtëse sipas standarteve të O.B.SH.  Janë shërbime të instaluara kudo, si në tregje, kryqëzime,rrugica, autostrada, dogana, porte, aeroporte, spitale, burgje e ambjente publike.

Janë me mijëra punonjës policie që shërbejnë në 24 burgjet e vendit, ku në shumicën e rasteve janë larg qendrave urbane e deri 130 km larg banesës së punonjësit. Imagjino, që një gardian nga rrethe të largëta, shërben me 3 turne në burgun e Recit, në një kohë kur transporti publik është kufizuar në fashën orare 05-13 dhe asnjë mjet privat nuk denjon të frenoje e ta marrë  atë  për në destinacionin e kërkuar, pasi e shikon atë si një “bombë virusale” lëvizëse..!-

Paga mesatare e një punonjësi policie nuk i kalon 45000 lekë të reja në muaj, duke kujtuar se oret e natës, gadishmeritë, ditët e festave dhe gjëndjet e jashtëzakonshme i marrin pas 2 muajsh ose në shumicën e rasteve nuk i marrin fare. Familjet e punonjësit të policisë , që në shumë raste janë të pastreha e të papunë, jetojnë  cdo muaj e paguajnë faturat vetëm duke u bazuar në pagën e tij!

Por sot, gjithë këmishat blu të ligjit, janë në krye të detyrës dhe në shërbim të sigurisë së shtetit pa asnjë mungesë e pa frikë ndaj covid-19, ndërkohë kur shumica e shefave të tyre dhe politikanëve shqiptarë, janë brenda banesave të tyre ose pas xhamave të zinj të makinave , që nuk u dhemb koka për shportën e familjes, pasi janë të garantuar nga taksat e qytetarëve dhe të siguruar nga shërbimi i punonjësve të policisë..!

Ndaj, qeveria duhet të mendojë seriozisht e të shpërbleje mundin e mijëra punonjësve të policisë në rend e burgje, sepse suksesi në keto ditë varet nga Mjekësia dhe Policia e jo nga shpenzimi i tepërt në karburant prej blindave ushtarake, që më shumë tramaksin femijët e ngujuar , sesa disiplinojnë  5%-shin e qytetarëve abuzues me oraret.

Një shpërblim sa 50% e pagës neto mujore nuk cënon aspak buxhetin e shtetit, pasi është një e drejtë e mohuar prej 30 vitesh në pagën e 13-të, të cilën e garanton Kodi i Punës në fuqi.

Ndërsa qytetarët, ashtu siq brohoritën bluzat e bardha  të mjekësisë, duhet të bëjnë një gjest të tillë falenderues edhe për këmishat blu të ligjit, të cilët po sakrifikojnë për sigurinë e tyre!

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kërcënohet drejtori i Urgjencës së spitalit të Elbasanit/ Procedohet penalisht i riu

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Urgjencës së spitalit të Elbasanit Ergys Mici, është kërcënuar ditën e sotme nga një qytetar.

Mësohet se policia ka identifikuar qytetarin si shtetasin me iniciale R.Ç., 36 vjeç, banues në Elbasan.

Rreth orës 10:00 ai shkoi në ambientet e Urgjencës, ku ka ofenduar dhe kanosur Micin. Blutë kanë proceduar penalisht të riun në gjendje të lirë, për veprën penale “Kanosja”.

LEXO EDHE:  Halimi: Kuvendi është mbushur me deputetë me rekorde kriminale

LEXO EDHE:  Vodhi dhe falsifikoi votat në PD/ Si kërkon Lulzim Basha të bëhet kryeministër?

Ndërkaq, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Poliçan/ 48 vjeçari vetvritet me armë në banesë

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Policanit ku një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armë zjarri në banesën e tij.

Sipas News 24, shtetasi Y. S., e ka ndërmarrë aktin e vetëvrasjes në kushtë të rënduara psikologjike.
Viktima ishte prej disa javësh në gjendje të rënduar psikologjike për shkak se jetonte i vetëm pas bllokimit të kufijve nga frika e përhapjes së coronavirusit pasi mbyllja e kufijve la në Greqi gruan dhe dy fëmijët e 48-vjecarit.

Pas krismave që u dëgjuan në qytet, kanë qënë komshinjtë ata që njoftuan policinë, e cila pas mbërritjes në banesë e gjeti trupin e 48-vjecarit pa shenja jete.

LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/Pushkatimi pa gjyq i Partisë Demokratike!

LEXO EDHE:  Anëtarja e Kryesisë së PD u përgjigjet deputetëve të Bashës/ Po gjeni armiq të tjerë

Trupi i pajetë u përcoll në morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku pas eksperzisës rezultoi se 48-vjecari Ylber Spahiu është vetëvrarë nga arma automatike “kallashnikov”./CNA.al

LEXO TE PLOTE