LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si mund ta marrin pagesën e papunësisë/ Ambasada shqiptare në SHBA njoftim të rëndësishëm

8 Prill 2020, 14:10, Sociale CNA
Si mund ta marrin pagesën e papunësisë/ Ambasada shqiptare

Ambasada shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë një njoftim të rëndëishëm për të gjithë bashkëkombasit që ndodhen atje.

Ambasada bën me dije se Departamenti i Punës i SHBA ka publikuar udhëzimet e reja për shtetet e Federatës në lidhje me administrimin prej tyre të siguracioneve të papunësisë për të ardhur në ndihmë të Amerikanëve që janë prekur nga pandemia e virusit COVID ? 19.

Sipas tyre, Qeveria Federale i ka autorizuar autorizon të paguajnë benefite papunësie në rastet kur një punëdhënës përkohësisht pezullon aktivitetin për shkak të COVID ? 19, duke bërë të pamundur vajtjen në punë të punëmarrësve, kur një individ është i karantinuar për shkak të COVID ? 19, por pritet të kthehet në punë pas periudhës së karantinimit dhe kur një individ largohet nga puna për shkak të riskut ndaj ekspozimit apo infektimit, apo për t?u kujdesur për një anëtar të familjes.

Më tej Ambasada njofton se për informacione të mëtejshme lidhur me procedurat e mëposhtme, shqiptarët duhet të drejtohen në adresat dhe numrat zyrtarë të publikuar nga institucionet përkatëse federale apo të shteteve të poshtëshënuara të cilat janë dhe autoriteret kompetente për trajtimin e rasteve.

“Informacioni i mësipërm gjendet në: https://www.dol.gov/newsroom/releases/eta/eta20200312-0

Çdo shtet administron program specifik të sigurimeve të papunësisë, por të gjitha shtetet ndjekin të njëjtat udhëzime të përcaktuara nga ligji federal. Për më shumë informacion në lidhje me programin e shtetit ku ju jetoni, lutem klikoni në link-et më poshtë:

California https://www.edd.ca.gov/about_edd/coronavirus-2019.htm dhe  https://www.edd.ca.gov/about_edd/online_services.htm

Illinois https://www2.illinois.gov/?/COVID-19-and-Unemployment-Benef? dhe  https://www2.illinois.gov/?/Unemployment?/Pages/default.aspx

Massachusetts https://www.mass.gov/?/information-on-unemployment-and-coro? dhe https://www.mass.gov/?/massachusetts-covid-19-unemployment-?

Michigan https://www.michigan.gov/?/0,5863,7-336-78421_97241?,00.h?

New Jersey https://www.nj.gov/labor/worker-

New York https://labor.ny.gov/unemploymentassistance.shtm dhe https://labor.ny.gov/formsdocs/ui/TC318.3al.pdf

Pennsylvania https://www.uc.pa.gov/Pages/covid19.aspx, https://www.uc.pa.gov/unemployment-benef?/Pages/default.aspx dhe https://www.uc.pa.gov/?/COVID-19%20Expanded%20Scenario%20In?

Texas: https://www.twc.texas.gov/news/unemployment-news

Internal Revenue Service (IRS) ka krijuar një seksion specific të fokusuar tek hapat për të ndihmuar taksapaguesit, bizneset dhe entitete të tjera të afektuar nga COVID ? 19. Taksapaguesit që kualifikohen për këtë benefit dhe të cilët kanë kryer ?tax returns? për 2019 ose 2018, do të përfitojnë automatikisht një pagesë deri në $1,200 për individ, $2,400 për të martuarit dhe deri në $500 për secilin fëmijë që kualifikohet. Informacioni i lartpërmendur gjendet ne link-et e mëposhtme. Për më shumë informacion, klikoni në këto link-e: https://www.irs.gov/coronavirus dhe https://www.irs.gov/?/economic-impact-payments-what-you-nee? Duke ju uruar të ruani shëndet të mirë në këto ditë sfiduese për të gjithë, lutemi kujdesuni maksimalisht për veten dhe familjen tuaj duke respektuar rigorozisht rregullat e përballimit të kësaj situate”, thuhet në deklaratë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga