LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shumë e rëndësishme”/ Rama: Kemi rënie graduale të shtrimeve në spital

8 Prill 2020, 09:20, Sociale CNA
“Shumë e rëndësishme”/ Rama: Kemi rënie graduale

Kryeministri Edi Rama thotë se falë masave të shpejta e të forta dhe rezistencës të shkëlqyer, 10 ditët e fundit kemi rënie graduale të shtrimeve në mjediset spitalore.

Sipas Ramës, ky tregues na thotë qartë se e para, po bëjmë gjënë e duhur, e dyta duhet të vazhdojmë kështu me durim sepse armikun e kemi pas çdo porte, e treta po vazhduam kështu, do dalim me kokën lart përpara brezave që vijnë nga kjo sfidë historike

?Shumë e rëndësishme: Falë masave të shpejta e të forta dhe rezistencës suaj të shkëlqyer, 10 ditët e fundit kemi rënie graduale të shtrimeve në mjediset spitalore COVID.
*Ky tregues që e has shumë pak, për të mos thënë fare në vendet e tjera nën agresion, na thotë qartë se e para, po bëjmë gjënë e duhur, e dyta duhet të vazhdojmë kështu me durim sepse armikun e kemi pas çdo porte, e treta po vazhduam kështu, do dalim me kokën lart përpara brezave që vijnë nga kjo sfidë historike”, shkruan Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga