LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama i ashpër me opozitën për testet/ "Është kulmi, po rrotullojnë të njëjtën pllakë gramafoni"

8 Prill 2020, 18:50, Politikë CNA
Rama i ashpër me opozitën për testet/ "Është

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me akuzat e opozitës për testet ndaj koronavirusit.

Në një videolive në rrjetet sociale, Rama iu përgjigj pyetjeve të një qytetari dhe teksa po fliste për deklaratat e njërit prej tyre iu kundërpërgjigj dhe opozitës.

Ai tha se opozitës i mungon logjika dhe po vazhdon të rrotullojë të njëjtën pllakë gramafoni.

?Sot partia e Ndrecës ka dalë sot dhe ka thënë se ne kemi gënjyer, unë paskam gënjyer që kemi 2000 teste. Ky është kulmi, unë e kuptoj durimin por ka një mungesë të madhe edhe të lexuarit e gjërave që kam thënë. Unë kam thënë se testet janë pjesë e vendimit të Komitetit Teknik dhe ne do u bindemi atyre. Unë kam thënë se nëse Komiteti teknik do thoshte 2 mijë teste në ditë, ne do i bëjmë edhe 3 mijë edhe 5 mijë. Këta vazhdojnë dhe rrotullojnë të njëjtën pllakë gramafoni a thua se këtu nuk jemi në një luftë por në kohën e historive me paqe. Kurrë, as në këtë botë dhe as në tjetrën nuk mund të marr mendjen e PD-së për testëet. 7 herë e 7 bëjnë 42. Kurrë! Ne s?na mungon asgjë, na mungon vetëm logjika e asaj që e quan veten Opozitë”, tha Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga