LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qëlluan në ajër me armë/ Pranga 7 personave në Dibër, autorë të disa vjedhjeve

8 Prill 2020, 10:38, Kronika CNA
Qëlluan në ajër me armë/ Pranga 7 personave në

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një grup personash po gjuanin me armë zjarri në pyll, organizuan punën dhe falë veprimeve hetimore të kryera finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ?Soponika? në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
K. C., 23 vjeç, banues në Arras;
S. Xh., 18 vjeç, banues në Arras;
A. Gj., 21 vjeç, banues në Kastriot;
Xh. B., 28 vjeç, banues në Laçes;
D. B., 21 vjeç, banues në Laçes;
G. D., 24 vjeç, banues në Kastriot;
T. Xh., 42 vjeç, banues në Fushë Çidhen;

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi S. B., 29 vjeç, banues në Fushë Çidhen.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rreth orës 23:50, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas e kanë fshehur armën në pyll.

Gjatë operacionit janë sekuestruar nga Policia, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu çifte, 2 prej të cilave janë të vjedhura, si dhe 6 motorsharra.
Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve në banesa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale ?Vjedhja e kryer në bashkëpunim?, ?Prishja e qetësisë publike?, ?Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit?, ?Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive?, ?Pastrimi i produkteve të veprës penale?, ?Detyrim për të kallëzuar provën?, ?Moskallëzim krimi? dhe ?Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës?./CNA.al

Lajmet e fundit nga