LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Numri i ulët i testimeve fsheh realitetin”/ PD: Rama gënjeu, Shqipëria ka sot vetëm 2 mijë kite

8 Prill 2020, 09:59, Lifestyle CNA
“Numri i ulët i testimeve fsheh realitetin”/ PD: Rama

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia thotë se ky muaj i vështrë ka provuar në mënyrë të përsëritur se qeveria ishte e papërgatitur për të përballuar krizën e krijuar nga koronavirusi.

Sipas Bardhit, Shqipëria kishte pak kite për të testuar sepse qeveria veproi me shumë vonesë për t?i siguruar, pavarësisht thirrjeve të hershme.

?Në përpjekje për të mbuluar dështimin në furnizimin e mjaftueshëm me kite për teste, Edi Rama e mbajti sekret sasinë e tyre dhe, kur u detyrua të fliste, ai gënjeu. Deklarata e tij se ne jemi të gatshëm të bëjmë 2 mijë teste në ditë, u përgënjeshtrua nga Ministrja e Shëndetësisë dhe nga vetë Komiteti i Ekspertëve të Edi Ramës. Të ndjekim për disa sekonda me zë dhe me figurë këtë mashtrim të rrezikshëm të Edi Ramës?, tha Bardhi në një deklaratë për mediat.

Ai thekson se e vërteta është se numri i pamjaftueshëm i testeve na ka detyruar që, deri javën e kaluar, të bëjmë mesatarisht, 50 teste në ditë, duke ulur në minimum mundësitë për të zbuluar raste apo vatra të reja infeksioni.

?Gënjeshtrat e Edi Ramës janë të rrezikshme. Numri i vogël i testimeve fsheh përhapjen reale të virusit. Sa më pak testime, aq më e pakët mundësia për të izoluar virusin dhe për të ndërprerë zinxhirin e përhapjes së tij. Me urimin që sasia e re e furnizimit me kite testuese të vijë sa më shpejt dhe duke falenderuar partnerët tanë për ndihmën e madhe që po na japin, Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të rrisë numrin e testimeve mes qytetarëve. Kështu do të dimë përmasën reale të dëmit të shkaktuar, të papenguar nga gënjeshtrat e kryeministrit dhe do të kuptojmë më mirë se kur mund të kthehemi në normalitet?, tha me tej Bardhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga