Sociale
Ndalimi i qarkullimit të makinave/ Çfarë duhet të bëjnë qytetarët për të mos paguar taksat

Për të gjithë qytetarët që nuk dëshirojnë të paguajnë taksat e mjetit për periudhën që nuk mund të qarkullojnë/nuk janë autorizuar për lëvizje me mjet përkohësisht apo sepse duan të çregjistrojnë mjetin përfundimisht, DPSHTRR mundëson:
-çregjistrimin e përkohshëm të mjetit (heqje e përkohshme nga qarkullimi) pa afat
-çregjistrimin e përhershëm të mjetit kur mjeti del jashtë përdorimit (heqje e përhershme nga qarkullimi)
Si funksionon?
Si fillim, plotësoni formularin e mëposhtëm për çregjistrim të përkohshëm/përhershëm të mjetit dhe më pas do kontaktoheni nga numri i telefonit/adresa e e-mail nga stafi i drejtorisë rajonale për t’ju njoftuar për orarin dhe datën se kur duhet të paraqiteni në sportel për të vijuar me procedurat e çregjistrimit të përkohshëm/përhershëm të mjetit.
Lajme të Rekomanduara:

Foto/ Vjosa del nga shtrati, merr përpara urën e Drashovicës
Dalja e Lumit të Vjosës nga shtrati sipasojë e reshjeve të dendura ka bërë që të shembet Ura e Drashovicës në Vlorë. Kjo urë lidh...

Tërmet i fortë lëkund vendin/ Ja ku ishte epiqendra
Lëkundje tërmeti janë regjistruarpak minuta më parë në vend. Faqja sizmiologjike “Earthquake” raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.9 ballë i shkallës Rihter. Epiqendra...