LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbi 6 mijë viktima nga koronavirusi në Britani/Çfarë thonë mjekët për Boris Johnson

8 Prill 2020, 08:25, Kosova & Bota CNA
Mbi 6 mijë viktima nga koronavirusi në Britani/Çfarë

Mbi 6 mijë viktima janë regjistruar në Britaninë e Madhe për shkak të koronavirusit, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se pandemia do të ketë pikun e saj në dhjetë ditët e ardhshmë.

Po ashtu, autoritetet kanë raportuar se numri i përgjithshëm i rasteve të identifikuar me Covid-19 është më shumë se 56 mijë.

Nga ana tjetër, kryeministri Boris Johnson ka kaluar mbrëmjen e djeshme natën e dytë në terapi intensive në spitalin ?St Thomas? në Londër dhe vazhdon të marrë trajtim për infeksionin nga koronavirusi.-raporton Daily Mail.

Gjithashtu, Daily Mail raporton se sipas ekspertëve, Kryeministri rrezikon të mos jetë në gjendje të punojë për një ose dy muaj, përpara se të shërohet plotësisht.

Boris Johnson u shtrua në spital të dielën, me këshillën e mjekut të tij, pasi vazhdoi të shfaqte simptoma të kollës dhe temperaturës së lartë, 10 ditë pas testimit pozitiv për virusin./ CNA.al

Lajmet e fundit nga