Connect with Us

Mbi 2 mijë viktima nga koronavirusi në Gjermani/ 107,663 të infektuar në total

Bota

Mbi 2 mijë viktima nga koronavirusi në Gjermani/ 107,663 të infektuar në total

Publikuar

-

Ka shkuar në 2,016 numi personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Gjermani.
Vetëm në 24 orët e fundit, në Gjermani kanë ndërruar jetë nga virusi 50 persona.

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në Gjermani ka shkaur në 107,663 kurse në orët e fundit regjistrohen të infektuar 1517 persona.

Në mbarë botën, deri tani regjistrohen si të infektuar me Covid-19, 1,447,466 njerëz, ndërsa kanë ndërruar jetë 83 476 persona. Përsa i përket të shëruarve, në gjithë botën shënohen 308,2015 persona./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Bilanc lufte në Britani/ Afro 1000 viktima në 24 orë, mbi 55 mijë të infektuar

Publikuar

-

Nga

936 viktima në 24 orë janë shënuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar sipasojë e pandemisë së Covid-19, duke e çuar në 7095 numrin total të jetëve të humbura.

Në Angli kanw humbur jetën 828 persona. Në Skoci raportohen 77 viktima dhe 336 të infektuar në ditën e fundit.

Shëndeti Publik në Uells raporton 284 raste të reja me covid dhe 33 viktima, ndërkohë që pesë të tjerë janë shënuar në Irlandën Veriore.

Numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë rezultuar pozitiv me virus në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar aktualisht ka arritur në më shumë se 55,000.

LEXO EDHE:  Saimir Kodra infektohet nga koronavirusi

LEXO EDHE:  Basha në Gjermani, takon zyrtarët e lartë të vendit

Specialistët e shëndetit kanë parashikuar se kulmi i shpërthimit në Britani do të jete për Pashkë, duke paralajmëruar kështu se vendi ka para ditë të trazuara./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi/ Gjermanët në mes të qetësisë dhe frikës

Publikuar

-

Nga

Gjermanët kryesisht shqetësohen për ekonominë, por jo aq shumë për shëndetin e tyre. Ky është rezultati më i rëndësishëm i disa sondazheve në lidhje me frikën në krizën e Coronas.
Sa i frikëson gjermanët kriza e Coronas? Kompania e sigurimeve R + V prezantoi sondazhin e fundit. Rezultati i sondazhit përfaqësues e befasoi politologun e Heidelbergut, Manfred Schmidt. Ai e kryen hulumtimin për kompaninë e sigurimeve që prej 15 vjetësh.

Përveç frikës së shtuar se mund të thellohet rënia ekonomike, gjermanët aktualisht janë mjaft të qetë për shëndetin dhe për punën e tyre. “Ata duken çuditërisht të shpenguar ose të qetë,” thotë Schmidt.

Pak frikë nga infektimi

Ai që beson se gjermanët janë shumë të shqetësuar për shëndetin e tyre e ka gabim. Në krahasim me vitin 2019, frika për një sëmundje të rëndë është rritur vetëm me gjashtë pikë përqindjeje, nga 35 në 41 përqind. Kjo është vlera e dytë më e ulët që nga viti 1992, më e ulta ishte vitin e kaluar.

“Ky është një lajm sensacional. Me të vërtetë më habiti”, thotë Schmidt. “Kjo ka të bëjë me një besim të çuditshëm se vetë nuk do të kesh probleme me shëndetin dhe se rreziku është diku tjetër.” Sidoqoftë, shkencëtari pranon që mund të ketë luajtur një rol struktura moshore e të anketuarve. “Rreziku është më i lartë tek të moshuarit – këtu pyetja iu shtrua të gjitha grupmoshave.

Që para se të shpërthejë masivisht pandemia, instituti i studimit të opinionit infratest-dimap kishte arritur rezultate disi të ndryshme në pyetjen për tendencën në Gjermani. Në atë kohë, më shumë se gjysma e gjermanëve (51%) shprehen frikën se mund të qenë infektuar vetë me virusin ose anëtarët e familjes së tyre.

Recesion i afërt

LEXO EDHE:  Infektohet me koronavirus shefja e repartit në spitalin e Shkupit

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Gjermanët në mes të qetësisë dhe frikës

Sidoqoftë, në të gjitha studimet del në pah se ekziston shqetësimi në rritje për një rënie ekonomike. Në studimin e R + V, krahasuar me vitin 2019 kemi rritje spektakolare me 23 përqind në 58 përqind. Frika nga recesioni megjithatë nuk ecën paralel me frikën e humbjes së vendit të punës.

Vetëm një e katërta e të pyeturve janë të shqetësuar për punën e tyre – po aq sa në vitin 2019 dhe gjithsej më pak se në 30 vjet. Për Schmidtin, kjo ka shumë të bëjë me masa të tilla si masat për punën me kohë të shkurtuar dhe me financime të tjera të qeverisë. Schmidt beson se këtë shumica e gjermanëve e shohin këtë si të dobishme dhe qetësuese.

Sidoqoftë, të gjitha institutet e sondazhit bien dakord për një gjë: Në sytë e gjermanëve, qeveria bën një punë të mirë në krizë dhe lavdërohet për këtë. Ky është gjithashtu rezultat i studimit aktual të R + V. Në dhjetë vitet e fundit, pothuajse gjysma e të anketuarve mendonin se politikanët janë të mbingarkuar në parim nga krizat.
Gjatë krizës financiare në vitin 2010 (62 përqind) dhe krizës së refugjatëve në vitin 2016 (65 përqind) ishin pothuajse dy të tretat.

Në krahasim me këtë, thotë Manfred Schmidt, gjykimi i gjermanëve në krizën e Coronas për politikën është mjaft i butë. Sipas sondazhit të fundit, vetëm 46 përqind e gjermanëve mendojnë se politikanët janë të mbingarkuar – kjo është një nga vlerat më të ulëta në dhjetë vitet e fundit./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Dy netë në terapi intensive/ Boris Johnson po i përgjigjet mirë trajtimit për Covid-19

Publikuar

-

Nga

Kryeministri britanik Boris Johnson po i përgjigjet mirë trajtimit për koronavirusin dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Një zëdhënës nga qeveria ka deklaruar se kryeministri ” mbetet klinikisht i qëndrueshëm dhe po i përgjigjet trajtimit.

“Ai po vazhdon të marrë trajtim mjekësor në Njësinë e Kujdesit Intensiv në spitalin Shën Thomas në Londër.”
Kreu i qeverisë angleze u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv tek spitali Shën Thomas pasi simtomat e virusit ju përkeqësuan.

LEXO EDHE:  Saimir Kodra infektohet nga koronavirusi

LEXO EDHE:  Rreziku nga koronavirusi/ Franca mbyll sot tregjet e hapura

Boris Johnson u shtrua në spital të dielën, me këshillën e mjekut të tij, pasi vazhdoi të shfaqte simptoma të kollës dhe temperaturës së lartë, 10 ditë pas testimit pozitiv për virusin./CNA.al

LEXO TE PLOTE