LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kriza nga COVID-19/ Denaj: Pse nuk krahasohemi dot me Italinë e Spanjën për paketat e ndihmës ekonomike

8 Prill 2020, 12:49, Ekonomi CNA
Kriza nga COVID-19/ Denaj: Pse nuk krahasohemi dot me Italinë e

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj sqaroi pse paketa e ndihmës ekonomike, në Shqipëri nuk krahasohet me vende si Italia apo Spanja.

Denaj tha se ndihmat ekonomike vijinë në bazë të rëndesës së situatës shëndetësore, Sipas saj Italia dhe Spanja janë prekur më rëndë se Shqipëria nga COVID 19 dhe bizneset atje kanë nevojë më të madhe për ndihmë.

?Ne si Shqipëri krahasohemi me situatën e përhapjes së sëmundjes, me Italinë e Spanjën, kështu që efekti në ekonomi në shtrirje kohe mund të jetë më i mire te ne. Sot edhe BSH edhe bankat e tjera e kanë vlerësuar të mjaftueshëm këtë ndihmë. Në Itali dhe Spanjë situata është shumë e përshkallëzuar në krahasim me ne, ndaj edhe nevojiten ndihma më të mëdha?, tha Denaj në një lidhje me kype në News 24.

Lajmet e fundit nga