Connect with Us

Humbja e orëve të punës në botë, e barabartë 195 milion vende pune me kohë të plotë

Denoncim

Humbja e orëve të punës në botë, e barabartë 195 milion vende pune me kohë të plotë

Publikuar

-

Kriza e koronavirusit do të shkurtojë orët e punës me gati 7 përqind në të gjithë botën në tremujorin e dytë të vitit 2020, një efekt “katastrofik” që është i barabartë me humbjen e 195 milion vendeve të punës me kohë të plotë, është shprehur këtë javë Organizata Ndërkombëtare e Punës.

Agjensia e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi që 1.25 miliardë punëtorë – gati dy të pestat e forcës globale të punës me 3.3 miliardë fuqi punëtore – janë të punësuar në sektorë që vuajnë rënie drastike të prodhimit, nga shitja me pakicë dhe pasuritë e paluajtshme deri tek prodhimi, akomodimi dhe shërbimet ushqimore. Më shumë se katër të pestat e fuqisë punëtore globale jetojnë në vendet ku janë vendosur masa të plota ose të pjesshme të bllokimit.
“Punëtorët dhe bizneset po përballen me katastrofë, në të dy ekonomitë e zhvilluara dhe ato në zhvillim,” tha Guy Ryder, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Punës. “Do të godasë më të dobdit”.

Shkalla dhe shpejtësia e humbjeve të vendeve të punës në të gjithë botën e zhvilluar i ka kapur politikëbërësit në befasi. Pothuajse 10 milion njerëz në SHBA paraqitën kërkesa për papunësi në dy javët e fundit të Marsit, dhe shumë ekonomistë presin që niveli i papunësisë në SHBA të rritet me shpejtësi në një nivel mbi 10 përqind. Një shkallë e ngjashme e humbjeve të vendeve të punës ka goditur Europën, megjithëse shumë punëtorë mund të hyjnë në skemat e subvencioneve të pagave qeveritare të krijuara për të kufizuar papunësinë afatgjatë.

Paralajmërimi i Organziatës Ndërkombëtare të Punës erdhi vetëm tre javë pasi u publikuan analizat që sugjeronin se pandemia do të çonte në 25 milion humbje vende pune në vitin 2020, më shumë sesa u humbën pas krizës financiare të vitit 2008.

Z. Ryder tha që tani dukej e mundshme që më shumë se 30 milion vende pune do të humbisnin vetëm në tremujorin e parë, dhe Organziata Ndërkombëtare e Punës priste një ndikim shumë më të rëndë në afatshkurtër, duke përdorur të dhëna më të hershme nga sondazhet e biznesit dhe tendencat e kërkimit në Google për të ilustruar atë që e quajti “Realiteti i tmerrshëm i situatës aktuale të tregut të punës”.

Ai parashikoi që numri i orëve të punës në nivel global të binte me 6.7 përqind në tremujorin e dytë të vitit 2020 krahasuar me tremujorin e kaluar, duke reflektuar si pushimet nga puna ashtu edhe uljet e tjera të përkohshme në kohën e punës. Kjo do të ishte e barabartë me humbjen e 195 mln vendeve të punës me kohë të plotë, bazuar në një javë pune 40-orëshe.

Organizata bëri vlerësimin e saj duke përdorur marrëdhëniet historike midis orarit të punës dhe anketave të menaxherëve të blerjeve të kushteve të biznesit që publikohen në baza mujore në disa vende. Organizata supozoi se vendet e tjera që marrin të njëjtat masa për të kontrolluar përhapjen e virusit do të përballeshin me një goditje të ngjashme përsa i përket humbjes së vendeve të punës.

Sondazhet mund të mos jenë një udhëzues i besueshëm – por ato tregojnë se një pjesë dërrmuese e bizneseve presin që kushtet të përkeqësohen, por nuk thonë asgjë se sa e rëndë mund të jetë rënia ose për sa kohë ka të ngjarë të zgjasë. Sidoqoftë, ato janë të dhënat më të qenësishme në dispozicion për momentin; vetëm disa vende botojnë të dhëna administrative të përditësuara mbi kërkesat për përfitime dhe subvencione për paga. Të dhënat zyrtare gjetkë mbeten mbrapa ngjarjeve aktuale në terren.

LEXO EDHE:  “Sakrificë e këmbëngulje pa njohur orare”/ Manastirliu: T’i japim të gjithë një dorë epidemiologëve

Sektorët më të ekspozuar ndaj rënies më të fortë si pasojë e situatës emergjende të shkaktuar nga Covid-19 janë sektorët që punësojnë miliona punëtorë shpesh me pagë të ulët, me aftësi të ulëta të cilët do t’i ndiejnë efektet veçanërisht më rëndë, tha Organizata. Ato përbëjnë përqindjen më të lartë të punësimit në Amerikë, Europë dhe Azinë qendrore.

Por Organizata Ndërkombëtare e Punës gjithashtu paralajmëroi që virusi tani po përhapet në vendet ku një pjesë e madhe e fuqisë punëtore nuk kishte asnjë akses në mbrojtjen sociale; duke përjashtuar bujqësinë, më shumë se 70 përqind e punëtorëve janë në sektorin informal në Afrikë dhe 90 përqind në Indi.

Organizata nuk bëri një parashikim të plotë për vitin, pasi tha se rritja e përgjithshme e papunësisë globale gjatë vitit 2020 do të varet nga politikat që vendet miratojnë për të rritur kërkesën e punës pasi ekonomia të fillojë të rimëkëmbet. Ajo nënvizoi nevojën për masa të reja siç janë pagesa në para dhe transferime të mallrave bazë për të mbështetur vendet më të goditura dhe që kanë nivele të larta të informalitetit të tregut të punës.

“Ne do të testohemi gjithnjë e më fuqishëm pasi pandemia do të zgjërojë shtrirjen e saj në botën në zhvillim,” tha Z. Ryder.

Ai argumentoi se ndërsa shumë qeveri tashmë kishin “bërë gjënë e duhur” me stimuj fiskal dhe monetar, nuk kishte ende një përgjigje të plotë ndërkombëtare ndaj “nevojës së dukshme për solidaritet dhe mbështetje për botën në zhvillim”.

Thirrja e fundit e FMN-së dhe e Bankës Botërore për lehtësim dypalësh të borxhit ishte “qartësisht jo e mjaftueshme”, tha ai, duke shtuar: “Ne duhet të shohim burime në dispozicion në shkallë shumë të madhe për ato vende që janë më të rrezikuara.”/FinancialTimes

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

BKT “çmend” klientët/ Bankomati nuk punon, shërbimi i klientit nuk përgjigjet

Publikuar

-

Nga

Një denoncim ka mbërritur sot në redaksinë e CNA.al, në lidhje me shërbimet tek Banka Kombëtare Tregtare.

Sipas denoncimit në fjalë, që në drekë nuk punon bankomati i BKT, ndërsa llogaria në internet nuk hapet.

Gjithashtu denoncuesi thotë se as shërbimi I klientit në telefon, nuk përgjigjet.

Bankomati nuk punon që në dreke, llogaria në internet nuk hapet. Telefoni, shërbimi me klientin është jasht funksionit”-thotë denoncuesi.

Ndërkohë në një njoftim zyrtar BKT lajmëron klientët se sistemi Qendror Bankar ka probleme teknike, gjë që ka cuar në ndërprerjen e disa shërbimeve.

LEXO EDHE:  Infektimi i Veliajt me Covid/ Rama: Ishallah s’ma ka lënë mua stafetën

LEXO EDHE:  “Sakrificë e këmbëngulje pa njohur orare”/ Manastirliu: T’i japim të gjithë një dorë epidemiologëve

Ju informojmë se për shkak të disa problemeve teknike në sistemin tonë Qendror Bankar, kemi ndërprerje në disa shërbume.

Ekipet e IT dhe partnerët tanë globalë po bëjnë të gjitha përpjekjet për të zgjidhur problemin sa më shpejt të jetë e mundur.

Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin dhe faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”-thuhet në njoftimin e BKT./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandali-Qeveria gënjeu për marrëveshjen me Italinë?/ Patentat nuk njihen

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari dixhital, sipas të cilit marrëveshja për patentat, e qeverisë shqiptare me Italinë, nuk njihet.

Sipas denoncuesit, edhe pse marrëveshja është në fuqi që prëj datës 12 korrik 2021, ajo nuk po zbatohet nga autoritetet italiane.

Denoncuesi thekson se autoritetet italiane nuk pranojnë të konvertojnë asnjë patentë, ndërsa ambasada e Shqipërisë në Romë nuk përgjigjet në telefon as në e-mail.

Kemi nje marveshje per patentat shqiptare ne itali qe eshte ne fuqi qe nga data 12 korrik 2021, kemi nje marveshje qe dhe pse eshte ne fuqi nuk po zbatohet, motorizasione civile nuk pranon te konvertojë asnje patente shqiptare, ambasada shqiptare ne Rome nuk pergjigjet as ne telefon as me email, ju lutem interesohuni per emigrantet shqiptar ne Itali, interesohuni se perse shqiptareve nuk iu njihet e drejta per konvertimin e patentes.

Emigrantet shqiptare ne Itali kane nje jave qe sorollaten neper dyert e motorizasioneve civile per te konvertuar patenten, por kjo e drejte i mohohet.”-shkruan denoncuesi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Hedh në gjyq ujësjellësin për 70 mijë lekë, shpenzon 300 mijë për gjyqin/ Fiksi vë institucionin në lëvizje

Publikuar

-

Nga

Hedh në gjyq ujësjellësin për 70 mijë lekë, shpenzon 300 mijë për gjyqin. Fiksi vë institucionin në lëvizje

Për 70 mijë lekë të vjetra mbifaturim, hedh në gjyq Ujësjellës Kanalizime, Vlorë. Shpenzon mbi 30 mijë lekë të reja për avokat e proces gjyqësor. Fiton gjyqin, por ende nuk ka marrë shpenzimet gjyqësore siç e përcakton vendimi. Fiksi vë në lëvizje institucionin i cili thotë se do ta zgjidhë sa më shpejt, pasi të bëjë verfikimet përkatëse.

Nuri Aliaj nga Bolena e Vlores, ankohet në Fiks Fare për një vendim të gjykatës së formës së prerë, te fituar ndaj UK Vlorë, përbifaturim. Sipas tij, mbifaturimi nuk ish hequr nga sistemi edhe pse vendimi ish i 2016, dhe shpenzimet gjyqesore nuk i ishin kthyer. Në shenjë proteste ai nuk kish paguar faturën mujore të ujit nga mesi i vitit 2018 e deri më sot. Për shkak të sorollatjes dhe mos marrjes së një përgjigje konkrete ai tha se u detyrua të ankohej ne Fiks Fare. “Më vjen turp që për një gjë kaq të vogël duhet të hapja gjyq, e akoma më shumë turp që duhët të thërras Fiksin për ta zgjidhur, -shtoi ai.

Fiksi vuri mënjëherë  në lëvizje institucionin e UK, Vlorë, juristi i së cilit tha që edhe pse është e mbartur si dosje, ata do ta verifikojnë, e nëse nuk është bërë do të bëhet shlyerja e detyrimit të shpënzimëve gjyqësore sa më shpejt. Për sa i takon vendimit të gjykatës, ai është zbatuar dhe muajt janë zeruar në sistem por zotëria duhet të nis të paguajë ujin nga 2011 e këtej. Ndaj vazhdon të dalë akoma me detyrime./tch

LEXO TE PLOTE