LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humb jetën fieraku në Maqedoninë e Veriut/ Pas 8 ditësh konfirmohet me koronavirus

8 Prill 2020, 20:22, Kronika CNA
Humb jetën fieraku në Maqedoninë e Veriut/ Pas 8 ditësh

Një shtetas shqiptar nga qytetati i Fierit ka humbur jetën disa ditë më parë i pajetë në Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se 44-vjeçari është ndërroi jetë në datën 1 shkurt në banesë, ndërsa shokët e tij kanë njoftuar autoritetet. Gazetarja Xhumadije Ibrahimi tha në një lidhje në emisionin ?Opinion? se familjarët janë lajmëruar që ditën që ka vdekur, ndërsa trupi i viktimës i është nënshtruar ekspertizës.

Sipas saj, në trupin e 44-vjeçarit nuk janë gjetur shenja dhune, ndërsa pas 8 ditësh është konfirmuar se ai ka qenë i prekur nga koronavirusi, por nuk ka lajmëruar autoiritetet për të bërë testimin.

Aktualisht është dezinfektuar banesa ku qëndronte fieraku dhe janë duke u hetuar kontaktet e tij gjatë ditëve të fundit të jetës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga