LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë në Poliçan/ 48 vjeçari vetvritet me armë në banesë

8 Prill 2020, 12:15, Kronika CNA
E rëndë në Poliçan/ 48 vjeçari vetvritet me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Policanit ku një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armë zjarri në banesën e tij.

Sipas News 24, shtetasi Y. S., e ka ndërmarrë aktin e vetëvrasjes në kushtë të rënduara psikologjike.
Viktima ishte prej disa javësh në gjendje të rënduar psikologjike për shkak se jetonte i vetëm pas bllokimit të kufijve nga frika e përhapjes së coronavirusit pasi mbyllja e kufijve la në Greqi gruan dhe dy fëmijët e 48-vjecarit.

Pas krismave që u dëgjuan në qytet, kanë qënë komshinjtë ata që njoftuan policinë, e cila pas mbërritjes në banesë e gjeti trupin e 48-vjecarit pa shenja jete.

Trupi i pajetë u përcoll në morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku pas eksperzisës rezultoi se 48-vjecari Ylber Spahiu është vetëvrarë nga arma automatike ?kallashnikov?./CNA.al

Lajmet e fundit nga