LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Dorëzohet" Basha/ “Nuk kam qenë asnjëherë kundër apo pengesë për dialog"

8 Prill 2020, 19:07, Politikë CNA
"Dorëzohet" Basha/ “Nuk kam qenë asnjëherë

Ndonëse ka refuzuar çdo ftesë të kryeministrit Edi Rama për tu ulur në tryezë, duket se kryetari i opozitës Lulzim Basha është dorëzuar.

Në një lidhje me ?Euronews Albania”, Basha u pyet nëse është i gatshëm të bëjë dialog me kryeministrin, ndërsa kryedemokrati tha se nuk ka qenë asnjëherë kundër apo pengesë për dialog.

?Nuk kam qenë asnjëherë kundër apo pengesë, problemi qëndron diku tjetër. Propozimet tona shihen si të armikut, kundërshtohen ende pa u bërë të ditura dhe nga ana tjetër disa ditë më pas i miratojnë?, theksoi lideri i PD-së.

Duket se Basha ka lënë mënjanë përplasjet politike, por e kundërta vihet re nga Rama, i cili pak ditë më parë tha se kryedemokrati tashmë duhet të qëndrojë në shtëpi, pasi nuk është koha për tryeza./ CNA.al

Lajmet e fundit nga