LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Aman derman lexojeni”/ Rama sqarim për ID që janë jashtë afatit

8 Prill 2020, 12:34, Sociale CNA
“Aman derman lexojeni”/ Rama sqarim për ID që janë

Kryeministri Edi Rama ka bërë një sqarim për të gjithë ata që pyesin për kartat e identitetit që janë jashtë afatit.

Rama thekson se ID konsiderohen të gjitha të vlefshme, mjafton që të printohet një certificate e freskët nga e-Albania.

?U lutem të gjithë atyre që ankohen, pyesin, komentojnë për kartat ID që janë jashtë afatit kur duan të shkojnë në bankë, të mos përtojnë të lexojnë këtë shkresë se tek e tek të gjithëve nuk u shpjegoj dot të njëjtën gjë! ID konsiderohen të gjitha të vlefshme, mjafton të printoni nga kompjuteri juaj apo në kompjuterin e bankës një çertifikatë të freskët nga ëëë.e-albania.al/

Aman derman lexojeni?, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga