LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkrumbohet banesa dy katëshe në Laç/ Në Mat digjet shtëpia, prindërit e dy fëmijët nisen drejt Tiranës

7 Prill 2020, 07:51, Kronika CNA
Shkrumbohet banesa dy katëshe në Laç/ Në Mat digjet

Një banesë dy katëshe në qytetin e Laçit është shkrumbuar totaliht nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sanxhak të qytetit, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Nga hetimet paraprake dyshohet që shkak për zjarrin të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Ndërkohë edhe në Mat, një banesë u përfshi nga zjarri. Katër pjesëtarë të familjes pësuan djegie, dhe janë dërguar në spital në Tiranë,

Prindërit dhe dy fëmijët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet./CNA.al

Lajmet e fundit nga