LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rama i ngërthyer para ekranit duke kafshuar thonjtë”/ Artan Hoxha publikon pyetjet e sondazhit që zhduku paratë nga qarkullimi

7 Prill 2020, 19:32, Politikë CNA
“Rama i ngërthyer para ekranit duke kafshuar thonjtë”/

Report Tv në bashkëpunim me shoqërinë  italiane “MG Research” kryejnë një sondazh kombëtar si në Itali dhe në Shqipëri për të testuar opinionin publik mbi këtë emergjencë që ka bashkuar dy vendet nga pikëpamja humanitare, Covid-19.

Sondashi trajtohet në emisionin ?Repolitix?, ndërsa janë bërë publike dhe pyetjet tashmë.

Por nuk ka munguar dhe reagimi i gazetarit Artan Hoxha i cili bën dhe krahasimin epik me ndeshjet e FSHF, ku dihet jo vetëm kush fiton por edhe golat që shënohen, cili i shënon dhe madhe dhe në cfarë minutë behen golat.

?Kush e gjen sa thelle ka fituar Edi Rama ndaj opozites dhe sa shume e dashurojne italianet ne sondazhin italo-shqiptar???!!!

Cfare mendojnë shqiptarët mbi masat e marra nga qeveria dhe si e gjykojnë sjelljen e politikanëve në këtë kohë pandemie? Për herë të parë Report Tv dhe shoqëria italiane “MG Research” kryejnë një sondazh kombëtar si në Itali dhe në Shqipëri për të testuar opinionin publik mbi këtë emergjencë që ka bashkuar dy vendet nga pikëpamja humanitare dhe që po trondit mbarë botën.
Sondazhi është zhvilluar nën kujdesin e Roberto Baldassarit. Pyetjet jane:
Çfarë mendojnë shqiptarët rreth masave të vendosura nga qeveria kundër epidemisë?
Shendetesia shqiptare, a po e përballon epideminë në mënyrë efikase?
Cili është gjykimi mbi sjelljen e politikanëve shqiptarë në këtë krizë të rëndë shëndetësore?
Cili është opinioni i italianëve pas dërgimit nga Shqipëria në Itali të 10 mjekëve dhe 20 infermierëve në ndihmë për të përballuar emergjencën e koronavirusit?
Si gjykojnë qëndrimin e Edi Ramës dhe të liderëve të tjerë të huaj ndaj Italisë?
Përgjigjen e shqiptarëve mbi politikanët dhe masat, por edhe të italianëve për gjestin e Edi Ramës do ta mësoni të martën në mbrëmje në orën 21:00 në emisionin ‘Repolitix’ ekskluzivisht në Report Tv njofton media ne fjale…

Sigurisht pasi lexon pyetjet dhe meson kush e ka bere sondashin, nuk eshte e veshtire te kuptohet kush e ka financuar nje sondazh te tille me kosto disa dhjeteramijera eurosh ne nje kohe qameti, ku parate jane zhdukur nga qarkullimi, apo si thote nje shprehje popullore, ?parate jane futur ne goje te gjarperit?…
Kjo duket si ato ndeshjet qe organizon FSHF e Dukes, ku dihet jo vetem kush fiton, por dihet edhe sa gola do shenohen, cili i shenon, madje dhe cfare minute do behet goli. ???
Pra pyetjet qe lindin pak minuta pa filluar publikimi i rezultateteve te sondazhit italo-shqiptar jane:
Sa thelle ka fituar Edi Rama ndaj opozites me masat anti-covid19(Se qe ka fituar as qe behet fjale fare) dhe sa shume e duan italianet Edi Ramen(se qe e duan mjaftueshem as qe behet fjale fare)???!!!
Kam pershtypjen qe edhe Rama vet, do jete i ngerthyer para ekranit, duke kafshuar thonjte e tij te gjate nga emocioni i rezultateve surprize te sondazhit”, shkruan Hoxha krahas pyetjeve./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga